Gjirokastër, banorët hyjnë në ditën e 5 të grevës së urisë
Kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë banorët e pallatit të shembur të Gjirokastrës. Bashkë me 10 kryefamiljarët e këtij pallati nën rrënoja kanë hyrë edhe gratë me fëmijët. Shkak i kësaj greve është bërë skema e dëmshpërblimeve.
GJIROKASTËR- Greva e urisë e banorëve të pallatit të shembur në Gjirokastër ka hyrë në ditën e pestë të saj, ndërsa banorët deklarojnë se nuk dalin nga rrënojat. Ata kanë theksuar se do të vijojnë të hënën me një protestë përpara godinës së Prefekturës ku do të kërkojnë dëmshpërblimet për apartamentet që u shemben. Ky veprim i tyre vjen pas vendimit të marrë për skemën e dëmshpërblimin. Banorët shprehen se nuk janë aspak dakord me vlerat e kompensimit të miratuara nga qeveria së fundmi. Nën rrënoja bashkë me 10 kryefamiljarët e këtij pallati kanë hyrë edhe gratë me fëmijët, të cilët do të qëndrojnë nën gërmadha bashkë me kryefamiljarët që kanë hyrë në grevë urie.
Dëmshpërblimet e ofruara nuk kanë gjetur aprovimin e banorëve, të cilët tashmë shprehen më të indinjuar pas paraqitjes së një skemë të cilët sipas tyre nuk është aspak normale. (a.r/news24/balkanweb)