E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Renie e frikshme e mbledhjes se te ardhurave

Partia Socialiste ka denoncuar tendencen, sipas saj alarmante, qe po vihet re muajt e fundit me mbledhjen e te ardhurave nga tatimet dhe doganat.

“Qeveria e Berishes ja doli qe nentori 2008 te shenoje rekordin me te keq ne administrimin fiskal te tete viteve te fundit, jane te dhenat zyrtare qe deshmojne se mbledhja e te ardhurave per kete muaj eshte 82 per qind dhe deficiti vetem per kete muaj eshte 52 milione dollare. Rekordin e mban akciza plani i se ciles eshte 64 per qind”, u shpreh nensekretari per programin politik ne PS, Ilir Beqja.

Partia Socialiste parlajmeoron se ecuria e dobet e administrates fiskale do te rrezikoje seriozisht buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem  dhe ofron propozime per qeverine.

“Ne kushtet e realizimit te te ardhurave nga kontributet 94 per qind per 11 mujorin dhe 85 per qind per nentorin, i kerkojme kryeministrit te lere menjane ethet elektorale dhe te terheqe mbrapsh vendimin per te ulur ngarkesen e kontributeve ne maj”, theksoi Beqja.

Edhe investimet publike sipas socialisteve jane realizuar 108 milione dollare me pak nga plani, ngrene pikepyetje serioze ne kete moment te veshtire sipas tyre, per biznesin dhe ekonomine ne teresi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›