"Fatmiri nuk u vra per Kanun"
Mirdite- Rruga per ne fshatin Koder Spac eshte nje nder me te veshtira ne zonat e thella malore te Mirdites. Mjafton nje mungese e vogel vemendje dhe mjetit me te cilin udheton mund te perfundoje ne gremine. Vete fshati i vendosur ne nje maje mali perballe qytezes se Repsit, eshte rrudhur totalisht. Vetem tre-kater familje kane zgjedhur te jetojne aty, nderkohe qe shume prej tyre kane migruar ne Lezhe, Durres, Tirane etj.
Tragjedia
Ndersa te mbeturit jane "rrudhur" edhe me tej nga dhimbja e madhe qe ka pllakosur pas vrasjes se vellait te vetem te kater motrave. Fatmir Pjetri, pak me shume se 18 vjec, qe prej ores 17:00 te se shtunes nuk jeton me. Megjithese policia prej atij momenti ka krehur te gjithe kodrat e Repsit dhe te Kodres se Qershizes ku ndodhi ngjarja, ende nuk ka dhene nje version te sakte ne lidhje me kete vrasje. Diten e djeshme i eshte dhene edhe lamtumira e fundit te riut, ku te aferm, miq e shoke ngushelluan familjen Pjetri.
Policia po heton ne dy pista per krimin. Fillimisht u dyshua se Fatmir Pjetri mund te ishte viktime e nje hakmarrje ne lidhje me nje vrasje te ndodhur gjashte vite me pare, por disa prova te tjera kane bere qe te hetohet edhe ne lidhje me ndonje vrasje aksidentale me protagoniste adoleshentet, barinj te Spacit. Deri mbreme nuk ka pasur asnje person te ndaluar per ngjarjen.
Babai
Shtepia eshte nje godine e tipit kulle mjaft e vjeter. Ne oborr levizin si te mpire shume njerez te cilet sapo mesuan per gjemen, kane mesyre fshatin duke ardhur nga te gjitha anet. Kafja e hidhur te serviret menjehere, nderkohe qe babai i Fatmirit dhe vellezerit e tij, ende mbahen ne kembe. Diku ne nje dhome ne katin e pare te kulles gjendet trupi i pajete i Fatmirit, i rrethuar nga kater motrat, nena e tij, dhe shume te aferm te tjere. Te gjithe jane te shokuar, te habitur dhe mezi te flasin. Vete Viktori, babai i Fatmirit te vrare, arrin te thote se djali i tij i vetem Fatmiri, qe tashme nuk jeton, ka mbaruar shkollen e mesme dhe me pas iku ne Greqi ku qendroi per nje vit e gjysme. "Me pas u kthye dhe punoi me lende drusore me dajot e tij. Asnjehere nuk e kam pasur problem pasi ishte tip i qete, por shume i shkathet. Edhe nje dite me pare, si zakonisht doli me bageti ne Qershize se bashku me nje bashkemoshatarin e tij, po nga ky fshat", thote ai. Por nuk vazhdon me tej.
Xhaxhallaret
Ndue Pjetri eshte me i vjetri i kesaj dere. Sapo e pyet per mundesine e vrasjes per gjakmarrje, te sheh me mosbesim. Ai thote se ne asnje menyre edhe me Kanun nuk kishte pse te "paguante" Fatmiri. "Eshte e vertete qe gjashte vite me pare, njeri prej xhaxhallareve te Fatmirit ka vrare per nje konflikt rruge ne fshatin Barbulloje te Lezhes. Autori i kesaj vrasje ndodhet ne burg, ndersa familja ka respektuar ligjet e Kanunit duke u ngujuar aq sa eshte e detyrueshme", thote Pjetri. Ketu nderhyn nje xhaxha tjeter i Fatmirit. Nikolli shpjegon se per kete vrasje qe i ka tronditur rende, nuk fajeson ende askend. "Eshte e vertete se xhaxhai i Fatmirit eshte ne burg per nje vrasje, por ende askush nuk ka cuar fjale se kush e ka bere kete vrasje. Rregulli e ka se nese ai eshte vrare per gjak, dikush duhet te coje nje fjale per te mos i rene kujt ne qafe", thote Nikolli qe kerkon kujdes dhe se nuk mund te akuzohet pa baza. "Por nese e kane bere ata kete pune, nuk kane marre gjak, por kane rene ne gjak", shpjegon Nikolli, i cili beson me teper tek versioni i nje pakujdesie mes femijeve te zones.
Gjendet Kallashnikovi, dyshohet se kreu vrasjen
Prej momentit qe policia ka mesuar per vrasjen e Fatmir Pjetrit, ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. Ndonese me mjaft veshtiresi, per shkak te terrenit te thyer malor dhe vetem me rruge kembesore, policia ka mbledhur te gjitha provat e dukshme te vendit te ngjarjes. Eshte gjetur gezhoja e armes dhe jane fotografuar te gjitha pikat e gjakut. Menjehere eshte shoqeruar ne polici Zef Marku, djali 18 vjecar i cili lajmeroi ne fshat per vrasjen dhe gjyshin e tij, Mark Zef Marku, i cili ka qene duke ruajtur bagetite pak me siper vendit te vrasjes. Diten e djeshme, specialiste te policise kriminale kane kontrolluar te gjithe zones perreth "Kodres se Qershizes". Rreth ores 12:00 te dites se diel, policet kane mundur qe te gjejne automatikun "Kallashnikov", me te cilin dyshohet se eshte realizuar vrasja. Arma u gjet i fshehur ne nje shtepi te braktisur prej me shume se 10 vitesh. Megjithate ekspertet shprehen se do te jete prova balistike e Laboratorit Kriminalistik qe do provoje nese eshte gjuajtur me kete arme. Ekspertet thane se viktima eshte qelluar vetem me nje plumb ne pjesen e qafes, duke e demtuar rende ne ezofag dhe shkaktuar hemorragji me pasoje vdekjen e 18-vjecarit.
Prita
Nderkohe qe rreth ores 14:30 eshte gjetur edhe nje vend ku mendohet se ka qendruar i shtrire autori i vrasjes. Vendi eshte ne anen e poshtme te tokes ku eshte vrare Fatmiri.
Policia ka dyshuar menjehere se ne ate vend eshte ngritur prita. Ky fakt ka bere qe te rrezohet pista, se 18 vjecari eshte vrare nga bashkemoshatari tij, Zef Marku.
Merret ne pyetje shoku i Fatmirit
Sapo Zef Marku me gjyshin e tij kane mberritur ne policine e Mirdites, nje grup special ka nisur pyetjen e tyre. Adoleshenti bashkemoshatar me viktimen ka rrefyer se kane qene se bashku me Fatmirin ne nje distance prej pak me shume se 10 metrash. Ai ka degjuar nje krisme te vetme dhe eshte kthyer. Me t'u kthyer ka pare qe Fatmiri po shkonte drejt tij duke u munduar qe te mbante me dore gjakun qe i dilte nga qafa. I eshte afruar me te shpejte dhe eshte munduar qe ta ndihmoje, por ai eshte shembur perdhe. "Qeni ka lehur ne drejtimin poshte zones, por me pas nuk ka mundur qe te shquaje asgje", ka rrefyer Zefi, shoku i Fatmirit. Me shpejtesi ai ka shkuar ne fshat duke lajmeruar familjaret, por kufoma ka qendruar gjate ne vendin e vrasjes, deri ne ardhjen e policise dhe te mjekut ligjor. Hetuesit e kane marre disa here ne pyetje pergjate gjithe nates dhe dites se sotme, por Zef Marku ka thene te njejtat gjera, pa u bere asnje ndryshim. Kjo duket se i ka bindur hetuesit se Zefi nuk ka gisht ne vrasje, qofte edhe aksidentalisht.
Dyshimet
Hetuesit duke i meshuar vrasjes nga persona te tjere, thone se vrasesi ka qene nje njohes i mire i terrenit dhe i viktimes. Ai ka qelluar menjehere dhe ka fshehur armen ne nje banesen e braktisur, ndersa dyshohet se ka qene me pagese.
Babai i Aleksit, prane familjes se Fatmirit
Nga kontrolli ne banesen e Mark Markut, gjyshit te bashkemoshatarit te viktimes, nuk eshte konstatuar asnje element i dyshimte qe t'i implikonte ne ngjarje. Tonin Marku, xhaxhai i Zefit, thote se fatkeqesia e madhe me Fatmirin, nuk ka asnje lidhje me familjen e tij. "Une jam ne sherbim ne familjen e mortit, te Viktor Pjetri, pasi edhe ai me eshte gjendur shume prane ne fatkeqesine time te madhe, kur humbi jeten Aleksi 5 vjecar, i semure me fibroze polmunare", thote Tonini. Fashti Koder Spac u be mjaft i njohur dy vite me pare, gjate fushates t'i ardhur ne ndihme Aleksit, i cili prej disa vitesh jetonte me nje tub oksigjeni ne hunde.
Aleksander Ndoja