Dule e Milo, domosdoshmëri një tryezë gjithëpërfshirëse
21/06/2010 Partitë politike risjellin pretendimet e tyre për reformën zgjedhore
Reforma zgjedhore dhe nisja e diskutimeve sjell me vete dhe pretendimet e partive të vogla parlamentare dhe joparlamentare. Kështu, pas sinjaleve të lëshuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për organizimin e një tryeze të zgjeruar me aktorë politikë dhe shoqërinë civile, pikërisht për ndryshimin e kodit dhe sistemit elektoral, erdhën dhe deklaratat e para nga drejtuesit e disa nga forcave politike. Konkretisht ishte kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo dhe ai i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, që jo vetëm shprehën gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore, por nga ana tjetër theksuan si të rëndësishme dhe të domosdoshme pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë në këtë tryezë. Partia Demokracia Sociale është pjesë e opozitës shqiptare. “Në momentin kur të fillojë funksionimi i tavolinave për reformën zgjedhore, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kodit, ne pa diskutim do të jemi pjesë e këtyre tryezave. PDS-ja është e interesuar për të marrë pjesë në të gjitha tryezat, pasi duhet të bëjmë një kod që të mos ketë vetëm vulën e dy partive të mëdha PD-PS, por të jetë një reformë e kod konsensual dhe mbi të gjitha transparent, pasi u shërben të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm klasës politike”, vuri në dukje Milo gjatë fjalës së tij, lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë që në të njëjtën linjë u shpreh dhe kreu i PBDNJ-së, Dule, duke qenë në këtë mënyrë ndër drejtuesit politikë, të cilët, edhe pse pjesë të opozitës, nuk ngurrojnë të japin qëndrimin e tyre mbi një moment të tillë, pavarësisht se aleati i tyre kryesor, PS-ja nuk ka ende një pozicion për reformën zgjedhore. “Është normale që në një demokraci funksionale reforma zgjedhore dhe ndryshimet e kodit elektoral të realizohen duke pasur konsensusin e të gjitha palëve. Ne pa diskutim që dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj tryeze, atëherë kur ajo të mblidhet”, vlerësoi Dule gjatë fjalës së tij.
Tryezat
Dy drejtuesit politikë, Nano dhe Berisha, qenë takuar për zgjedhjen e presidentit konsensual. Ishte pikërisht kandidatura e ish-presidentit Alfred Moisiu, ajo që gjeti mbështetjen e palëve.
Përfaqësuesit e lartë të PD-PS-LSI patën zhvilluar disa takime tek ish-presidenti Moisiu, deri në gjetjen e konsensusit për ngërçin politik të krijuar përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2007.
Negociata mes eksponentëve të PD-PS për ndryshimet në Kushtetutën e vendit, që sollën dhe ndërmarrjen e grevës së urisë nga partitë e vogla parlamentare, kryesuar nga LSI.
Ngërçi politik mbi transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit solli disa raunde takimesh mes Ramës dhe Berishës te Presidenti Topi, por që rezultuan pa sukses.
Po për krizën politike dy krerët, Rama e Berisha, u thirrën pak kohë më parë në Strasburg nga drejtuesit e grupeve parlamentare të Parlamentit Evropian.
Deklarata e Bares
“Do të vazhdojmë luftën tonë për transparencë e standarde”
Partia Socialiste vijoi dhe gjatë ditës së djeshme të lëshojë kritika përkundrejt mazhorancës qeverisëse, sa i takon krizës politike në vend. Në deklaratën e ardhur dje, PS-ja akuzoi se është Kryeministri Berisha përgjegjësi kryesor për moszgjidhjen e ngërçi politik. “Ka vetëm një njeri që refuzon prej gati 1 viti jo vetëm kërkesat e opozitës, por edhe të tërë faktorëve të BE-së, përfshirë të majtët e të djathtët. Ky është Sali Berisha. Kërkesa është krejt legjitime, e thjeshtë dhe logjike për njerëzit normalë. Duam të gjithë të mbyllim etapën e dhimbshme, shpesh tragjike të tranzicionit shqiptar, duam t’u heqim mundësinë politikanëve të qëndrojnë në pushtet kur populli nuk i voton ata”, vlerësoi deputeti socialist Besnik Bare, gjatë një deklarate për shtyp. Sipas tij, Berisha nuk bën hapat e duhur për të provuar sa i ndershëm është. “Ai ndodhet në pozitat e një vjedhësi, që refuzon të tregojë e provojë pafajësinë e tij përpara gjykatësit popull. Kjo është e papranueshme për një vend me standarde demokracie. Kjo është e papranueshme edhe për të majtët, edhe për të djathtët e BE-së. Është kjo arsyeja që si Doul, ashtu dhe Shulz i kërkuan Berishës hapa kompromisi, i cili, e theksojmë, u pranua nga PS-ja dhe Rama. Është vetëm Berisha që nuk i pranon, ai që nuk pranonte kompromis as në ’97-ën, që dogji Kryeministrinë në 98-ën, që është përgjegjës për Gërdecin, për abuzimet e mëdha financiare në këta 5 vjet” u shpreh Bare, duke shtuar se “të bindur në drejtësinë e kërkesave tona për transparencë, ne do të vazhdojmë luftën tonë për transparencë e standarde të kushtëzuara nga Këshilli i Kopenhagenit i vitit 1993”.