Prokuroria, s’beson në dëshmitë e pesë vajzave
21/06/2010 Organi i akuzës dyshon mbi sinqeritetin e tyre.Ishin personat e fundit me Bleonën
Hetuesit: Japin dëshmi kontradiktore, por stregojnë mbi ngjarjen
TIRANE- Dëshmitë e dhëna nga pesë vajzat që shoqëronin në mal, 6 vjeçaren e zhdukur Bleona Mata nuk besohen maksimalisht nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo për faktin se gjatë kësaj periudhe investigimi, vajzat, përfshirë këtu dhe hallën e vogëlushes Alketa Mata kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra-tjetrën mbi mënyrën dhe rrethanat e zhdukjes së Bleona Matës në 21 maj të këtij viti. E ndodhur në “mjegull” për sa i përket sigurimit të provave për gjetjen e gjurmëve të rëmbimit të 6 vjeçares Bleona Mata, hetuesit e çshtjes kanë rikthyer sytë për të disatën herë nga pesë vajzat që shoqëronin vogëlushen në mal. Të shtyrë nga dyshimet se ato mund të dinë diçka mbi fatin e Bleonës, dhe mbi të gjitha se ska mundësi që vajza të zhdukej aq mistershëm në prani të 5 vajzave, prokuroria ka filluar analizimin me imtësi të dëshmive të 5 vajzave. “Jemi duke kryer hetime intensive. Deri tani skemi siguruar asnjë provë, por po shikojmë mundësin të gjejmë ndonjë detaj që kemi haruar të pyesim vajzat që shoqëronin Bleonën në mal. Ato kanë qënë personat e fundit, nga të cilat ajo ka humbur kontaktet”-thanë burimet pranë grupit të hetimit. Nisur nga kjo situtatë, ka shumë mundësi që prokurorët e Krimeve të Rënda të rimarin sërisht në pyetje vajzat, duke i pyetur ato për disa momente që ata mendojnë se nuk janë prekur gjatë hetimit. Ndërkohë që një rëndësi e veçantë mësohet se i është kushtuar edhe telefonatave që mbërijnë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës, ku qytetarët telefonojnë dhe japin informacion për fatin e 6 vvjeçares Bleona Mata. Deri tani asnjëra prej tyre ska dhënë rezultat, por gjithsesi ato kanë ndihmuar hetuesit të krijojnë një ide lidhur me hetimin e mëtejshëm të kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër prokurorët janë përpjekur të zbardhin intenerarin e djaloshit misterioz, por nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rrugës që të çon në fshatin Zapod deri tani nuk është arritur të ngrihet asnjë dyshim i arsyeshëm. Kjo pasi sipas prokurorëve nga qëndra e fshatit deri tek vendi i krimit ekziston një rrugë këmbësore nga e cila pasi ke përshkuar rreth 10 minuta udhëtim, “mer jetë” një tjetër shteg i cili përshkon përroin dhe më pas ka si destinacion një fshat tjetër që ndodhet për bri me Zapodin. Dyshimi mbi vajzat vjen në një kohë kur policia shqiptare, SHISH, ajo Kosovare dhe Maqedonase por edhe Interpoli kanë kryer një sërë kërkimesh por pa asnjë rezultat konkret. E. Qyno