E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule për rrjedhjen e votave: Jo përgjegjësi e jona

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule pranon rrjedhjen e votave të përfaqësuesve të kësaj partie në votimin për zgjedhjen e kreut të qarkut të Vlorës. Megjithatë në një prononcim për Ora News Dule tha se këto vota nuk ishin vendimtare në përcaktuesin e fituesit ndaj përgjegjësitë duhet të bien mbi të gjitha, mbi vetë socialistët si edhe aleatët e tjerë të majtë.

Ditët e fundit mes deputetëve të PS-së dhe aleatëve të kësaj force politike janë lëshuar akuza të ndërsjellta për shitje e blerjue votash të këshilltarëve nga e majta tek e djathta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›