Topi dekreton Sali Shehun si kryetar të KLSH
Kreu i shtetit Bamir Topi ka firmosur sot dekretin për emrin e ri të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në dekret, presidenti i propozon Kuvendin emrin e Sali Shehut për të qënë në krye të KLSH-së.
“Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, dekretoj: Sali Shehu i propozohet Kuvendit për tëu zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit” thuhet në dekretin e Topit.
Kreu i KLSH-së zgjidhet me shumicë të cilësuar në sallën e parlamentit me të paktën 84 vota.
Aktualisht në kuvend asnjëra prej palëve nuk e ka një shumicë të tillë ndërsa votimi i emrit të shehut do të kërkojë një kompromis të gjerë cka do të kërkonte jo vetëm konsensusin e mazhorancës por edhe vota nga e majta.
Nisur nga fakti që emri i Sali Shehut nuk ishte në listat e kandidatëtve për deputetë në zgjehdjet e fundit parlamentare, duket paksa e vështirë që ai të gëzojë besimin e demokratëve.
Por edhe nga e majta duke pasur parasysh se posti i kreut të KLSH ka qënë një prej kushteve të vendosur në paktin prej 10 pika të kryetarit socialsit Edi Rama, duke kërkuar që ky post ti takonte opozitës, duket paksa e vështirë që emri i Sali Shehut të marrë edhe votat nga e majta.
Postin e kryetarit të KLSH-së e mban Robert Çeku i cili u zgjodh 28 tetor 2004 nga Kuvendi i Shqipërisë. Kryetari i KLSH-së, zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës dhe qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejte rizgjedhjeje.