Rama zbulon një pjesë të librit të tij Kurban
Në komunikimin e tij tashmë të zakonshëm me lexuesin online nëpërmjet blogut, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zbuluar një ekstrakt nga libri i tij, i cili pritet të dalë i plotë në treg nga 10 nëntori. Duke klikuar më poshtë do te keni mundesinë të lexoni pjesën e parë shkëputur nga libri i Edi Ramës, Kurban
Kliko “Expand” për të nisur leximin…
Open publication – Free publishing – More edi rama
Detajet
Brendia e librit mbahet hermetikisht sekret nga shtëpia botuese, ndërsa deri tani mësohet se impulsin e fortë për të shkruar një libër, kryesocialisti e mori ditën e hyrjes së Lulzim Bashës në zyrën e Edi Ramës, në Bashkinë e Tiranës. Një qytetar, dashamirës i kreut të ri të Bashkisë, në një përpjekje për të shprehur një rit të lashtë, atë të therjes së dashit në themelet e një ndërtese të re, gjeti këtë mënyrë për të inauguruar ditën e parë të Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës. Ky moment ishte dhe nxitja që i krijoi botën e trazuar shpirtërore Ramës për të hedhur gjithçka në letër. Mësohet se Rama, përmes talentit të tij mes prozës dhe publicistikës, analizon këtë rit të lashtë duke ia ballafaquar 11 viteve të qëndrimit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Përmes një rrëfimi, analize, satire, Rama ka përfshirë në librin e tij shumë personazhe të jetës politike, nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Spartak Ngjelës, por dhe disa nga ambasadorët e vendeve kryesore të Tiranë, me të cilët kreu socialist ka pasur marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi, mungesa dakortësie, përplasje. Ai tregon momentet e mirëkuptimit me ta dhe kushtet në të cilat kjo ka ndodhur, duke bërë për herë të parë dhe një rrëfim të Edi Ramës, i cili pritet të ndezë debate, të mbështetet apo të kundërshtohet nga protagonistët. Por në librin e tij, si një njeri me marrëdhënie shumë të forta me median, Rama ka përfshirë dhe kategorinë e gazetarëve, analistëve dhe pronarëve të mediave. Mosqenia e tij kryetar bashkie, e ka bërë kreun e PS-së, gjatë muajve të një vere të nxehtë, të kalojë nga analiza në refleksione përmes një gjuhe të çliruar nga rregullat strikte të të shkruarit një roman. Sa u takon njerëzve të medias, detajet janë edhe më hermetike, për shkak të marrëdhënieve kontradiktore që vetë Rama ka pasur në kohë të ndryshme me gazetarët dhe analistët. Ismail Kadare, Fatos Lubonja, Mero Baze, Sokol Balla etj. janë disa nga personazhet e librit të Edi Ramës. Libri i kreut të PS mësohet se është shkruar në periudhën gusht-shtator, kur të gjithë pyesnin se me çfarë po merret Rama, kur të gjithë kishin shkuar me pushime. Recensioni i librit është bërë nga Pirro Misha dhe Ardian Vehbiu.