Duma miraton zgjatjen e mandatit presidencial

Duma, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi sot në seancën e fundit plenare amendamentin për kohëzgjatjen e mandatit presidencial nga katër në gjashtë vjet. Për miratimin e kësaj refome votuan 392 deputetë pro dhe 57 kundër. Presidenti Dmitri Medvedev propozoi me 5 nëntor këtë reformë që parashikonte shtyrjen e mandatit nga katër në gjashtë vjet.