E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duma ruse miraton ligjin per adoptimet

Dhoma e ulët e parlamentit rus ka aprovuar ligjin që ndalon shtetasit amerikanë që të adoptojnë fëmijët rusë.
Në ligjin e aprovuar nga Duma përfshihet dhe nëj klauzolë ku shpallen sit ë jashtëligjshme grupet e sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që merren me fushata të ndryshme por dhe me aktivitete politike.
Ky shihet si reagimi i radhës ndaj vendimit të kongresit amerikanë ditë më parë për të dënuar zyrtarët rusë që ishin të prfshirë në vdekjen e një avokati anti korrupsion.
Ky vendim i deputetëve rusë ka rritur presionin ndaj grupeve për të drejtat e njeriut dhe krikitë ndaj presidentit rus Putin.
Ligji në fjalë që u aprovua, për të reaguar ndaj atij të votuar nga kongresmenët amerikanë i njohur si vendimi Magnitski, sipas emrit të avokatit Sergei Magniski, i cili vdiq në një burg rus n vitin 2009, imponon mosdhënien e vizës ruse si dhe ngrirjen e aseteve të gjithë shetatasve amerikanë që dhunojnë të drejtat e shtetasve rusë jashtë vendit.
Ligji mori 420 vota pro, 7 kundër dhe vetëm një abstenim.
Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve po minon dhe mundësinë e përmirësimir të marrëdhënieve të Kreminit me Administratën Obama.
Ndërkohë që liberalët në Rusi kanë deklaruar se jetimët po bëhen viktimë e politikës. Edhe disa anëtarë të partisë së presidentit Putin si dhe ministrin e edukimit janë shprehur të shqetësuar për aprovimin e ligjit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›