E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKU pezullon dhjetera aktivitete

Është prag festash. Tregjet dhe supermarketet janë vendet më të frekuentuara nga konsumatorët, vecanërisht amvisat. Por produktet ushqimore a plotësojnë kushtet higjeno sanitare?
Është ky shkaku i kontrolleve të Agjencisë Kombëtare të ushqimit dhe inspektorëve të Bashkisë së Tiranës në tregun e Pazarit të Ri në kryeqytet.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një derë e hapur për të gjithë ato subjekte private apo shtetërore si dhe konsumatorë, të cilët kanë ankesa për produktet ushqimore që konsumojnë. Mjafton që kushdo që ka një ankesë të telefonojë pa pagesë pranë numrit tonë Jeshil 0800 75 75 dhe në ju sigurijmë së shqetësimi i rregjistruar do të ndiqet deri në fund”- shpreht drejtori i AKU Artan Gjergji.
Sipas drejtorit Gjergji, gjatë dy javëve të fundit janë kryer më shumë se 40 inspektime në 3 qarqet më të mëdha të vendit Tiranë, Durrës dhe Shkodër dhe janë marrë një sërë masash pezullimi të përkohshëm të aktivitetit deri në plotësimin e detyrave të lëna.
Ndërkohë puna inspektuese do të vazhdojë si gjatë periudhës së festave ashtu edhe pas tyre, me të njëjtin intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›