E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani Bankat te rrisin kreditimin

Pritjet për ekonominë mbeten pozitive. Rritja e eksporteve dhe fuqia blerëse gjatë tremujorit të tretë i kanë dhënë një mbështetje ekonomisë. Por sipas guvernatorit Fullani, ecuria e ekonomisë është diktuar nga një rënie e konsumit dhe investimeve private.

Në takimin tradicional të fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori Fullani theksoi se sektori bankar gjatë këtij viti rezultoi pozitiv. Por ai u kërkoi bankave tregtare të heqin dorë nga hezitimi i tepruar dhe të rrisin kreditimin për sektorin privat.
Një tjetër cështje e rëndësishme që bankat duhet të fokusohen është parandalimi i kredive me probleme.

Sipas Fullanit Shqipëria ka potenciale të mëdha që duhen shfrytëzuar, të cilat mund t’i japin një shtysë rritjes ekonomike duke e afruar atë me ekonomitë e tjera të zhvilluara.

Ai i ka siguruar bankat se do të gjejnë gjithnjë mbështetje tek BSH e cila është e vendosur në respektimin e objektivave të saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›