Duma ruse miraton traktatin për armët bërthamore

Marrëveshja e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për armatimin bërthamor e ka marrë sot mbështetjen përfundimtare nga Duma, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë.
Duma shtetërore votoi 350-96 në favor të traktatit, i cili tashme do të shkojë për miratim në dhomën tjetër të parlamentit.
Traktati i ri për Reduktimin e Armatimit Bërthamor (START), i detyron të dyja palët që brenda shtatë viteve t`i zvoglojnë kokat bërthamore deri në 1.550, apo në 30 % të nivelit që ishte parashikuar me traktatin e vitit 1991, i cili skadoi në dhjetor, 2009.
Senati në SHBA i miratoi masat në dhjetor 2010.