Bode: Rritje ekonomike me 5.5 përqind për 2011-ën

Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti pritet që të ketë një rritje me 5.5 përqind. Ministri i financave Ridvan Bode gjatë analizës vjetore deklaroi se ekzistojnë të gjitha burimet që ekonomia të ketë këtë ecuri pozitive.
Ndër të tjera kreu i financave deklaroi se gjatë këtij viti nuk do të merret eurobond dhe investimet do të mbulohen me kredi afatgjata.
Aspekt mjaft pozitiv për ekonominë gjatë 2010 Bode përcaktoi rritjen e depozitave dhe të kredive. Sipas kreut të financave në krahasim me 2009 depozitat janë rritur me 17.4 përqind.
Ministri i financave ndër të tjera deklaroi se edhe për këtë vit nuk do të ketë rritje të barrës fiskale.