E Shtunë, 31 Tetor 2026

2010, viti më vdekjeprurës në dy dekada

Raporti i nxjerrë nga Qendra për Kërkime mbi Epidemiologjitë në Fatkeqësitë Natyrore me bazë në Belgjikë, theksoi se mbi 300 mijë persona kanë humbur jetën në më shumë se 370 fatkeqësi natyrore të vitit të kaluar.

Raporti shënon se shumica e vdekjeve erdhën si pasojë e tërmetit në Haiti, i cili vrau pothuajse një çerek milioni persona. Fatkeqësia e dytë më e madhe është zjarri i rënë në Rusi, i cili la pas 56 mijë viktima dhe toka të shkrumbuara.

Raporti thotë se fatkeqësitë natyrore ndikuan jetët e më shumë se 200 milionë personave dhe shkaktuan një dëm ekonomik prej 110 miliardë dollarësh.

Pjesa më e madh e këtyre dëmeve u shkaktuan në shtetet e pasura, ku u shkatërruan ndërtesa të shtrenjta dhe infrastruktura rrugore.

Përveç dy fatkeqësive të lartpërmendura, raporti kujton edhe tërmetin në Kili, përmbytjet dhe dherrëshqitjet në Kinë, Brazil, Pakistan, Australi, Indonezi etj.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-25 10:45
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›