E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti portugez, Kavako Silva, fiton mandatin e dytë

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Kavako Silva ka fituar 53 për qind të votave, teksa konkurrenti i tij më i afërt, socialisti Manuel Alegre ka fituar 20 për qind.

Zgjedhjet u zhvilluan teksa vendi përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe qeveria e kryeministrit Hoze Sokrates po ndërmerr masa të ashpra ekonomike.

Kavako Silva deri tani ka mbështetur masa të cilat parashikohet të mbrojnë Portugalinë nga ndihma e jashtme.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-25 11:06
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›