Duma ruse zgjeron përkufizimin e “tradhëtisë”
Dhoma e ulët e parlamentit rus e ka miratuar një projektligj që e zgjeron përkufizimin e definicionit “tradhëti e lartë”. Këtë vendim kritikët e konsiderojnë si pjesë të goditjes së disidentëve nga ana e Kremlinit.Legjislacioni aktual “tradhëti të lartë” e konsideron spiunazhin apo ndihmat e ngjashme ndaj shteteve të huaja, që e dëmtojnë sigurinë e brendshme ruse.
Mirëpo projektligji i ri e zgjeron këtë përkufizim, duke përfshirë edhe lëvizjet kundër “rregullimit kushtetues, sovranitetit territorial dhe integritetit shtetëor” të Rusisë.
Projektligji i ri gjithashtu tradhëti i konsideron edhe aktivitetet e ndihmës financiare dhe konsultative me një shtet të huaj apo ndonjë organizatë ndërkombëtare.
Ky projektligj pritet që të votohet edhe nga dhoma e lartë e parlamentit përpara se presidenti Vladimir Putin ta nënshkruajë si ligj.