E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Një ndeshje interesante

Trajneri i Brazilit, Dunga, e konsideroi ndeshjen e ekipit të tij dhe Portugalisë, si një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit aktual në Botërorin e Afrikës së Jugut.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me klasifikimin e skuadrave. Lojtarët nuk duhet të humbasin përqendrimin”, - tha trajneri brazilian.

“Është një dashuri e madhe të luash për përfaqësuesen braziliane. Të gjithë e dinë se luajnë për vendin e tyre. Njerëzit presin shumë nga ne”.

Dëshirat e Brazilit është të ruajnë vendin e parë në grup dhe të marrin pikë të plota ashtu si Argjentina.

“Brazili dhe Portugalia përfaqësojnë një ndeshje shumë interesante. Kemi një respekt të madh për Portugalinë dhe shpresojmë në një ndeshje shumë të ekuilibruar.

Dunga iu referua edhe situatës së italianit Marçelo Lipi, i eliminuar nga Botërori në raundin e parë, por dhe brazilianit Karlos Alberto Parreira të Afrikës së Jugut.

“Lipi është një nga trajnerët më të mëdhenj që janë sot, por diçka nuk ka funksionuar. Përsa i përket Parreirës, eliminimi i Afrikës së Jugut ishte i mundshëm”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›