E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo kundër një Brazili yjesh

Portugalia dhe Brazili do të diskutojnë midis tyre në Durban, një nga ndeshjet më të shumëpritura të këtij Botërori. Fantazisti Kaka do të mungojë për Brazilin, por për pesë herë kampionët do të jenë yjet e tjerë, ndërkohë që për Portugalinë do të jetë lojtari stratosferik, Kristiano Ronaldo. E gjithë beteja bëhet për vendin e parë në grupin G, për të shmangur një përballje të mundshme me Spanjën e grupit H. Luzitanët e Karlos Keirozit e kujtojnë shpesh humbjen 6-2 me Brazilin në vitin 2008, e ajo humbje ka lënë hije të rëndë në Portugali.

Të dy formacionet do të hedhin lojtarët më të mirë të tyre që kanë në dispozicion. Te Brazili do të mungojnë Kaka (i pezulluar) dhe Elano për shkak të një dëmtimi, por janë gati Babtista dhe Dani Alves. Robinjo dhe Luis Fabiano do të jenë në sulm dhe pritet të zhvillojnë të njëjtën cilësi loje si kundër Bregut të Fildishtë. Trajneri Dunga pohoi në shtyp se nuk e ka përgatitur një markim special për Kristiano Ronaldos.

Portugalia nuk do të ketë shumë ndryshime. Keiroz do të hedhë të njëjtin formacion që fitoi 7-0 kundër Koresë së Veriut, të udhëhequr nga një Kristiano Ronaldo në formë, por me një karton të verdhë mbi shpinë. Hugo Almeid dhe Simao do të jenë në vijën sulmuese. Pedro Mendes do të punojë për t’i dhënë më shumë liri Meirelesit dhe Tiagos.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›