E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksavi: Kemi të njëjtin stil loje

Mesfushori i Spanjës, Ksavi, konfirmoi se stili i lojës së përfaqësueses spanjolle i treguar në Kampionatin Europian në vitin 2008, nuk ka ndrushuar aspak, në raport me atë që ka shfaqur në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Ndeshja e fundit e Spanjës në grup është kundër Kilit të vendit të parë, dhe spanjollët duhet ta fitojnë patjetër takimin, nisur edhe nga fakti se Zvicra (po tri pikë sa Spanja) do të përballet me Hondurasin e vendit të fundit (zero pikë).

“Për mua forma e lojës nuk ka ndryshuar praktikisht në asgjë. Luajmë mjaft qartë, me dy sulmues edhe një mesfushor më pak. Kemi një variant më ofensiv të lojës, por zotërimi i lojës nuk ka ndryshuar”.

Ksavi tha se ndeshja kundër Kilit nuk do të jetë e lehtë për Spanjën. “Nuk shpresojmë në një humbje të Zvicrës dhe kjo ndeshje do të jetë si jetë a vdekje për ne. Do të ishim në vend të parë po të fitonim ndeshjen e parë, por futbolli i ka këto gjëra. Duhet të fitojmë patjetër me Kilin”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›