E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga pret përmirësime

Selektori i Brazilit, Carlos Dunga ka kërkuar përmirësime nga ekipi i tij, pavarësisht fitores 3-0 ndaj Kilit në Ellis Park në Johannesburg në fazën e dytë të Kampionatit botëror.

Pesë herë kampioni siguroi kalimin në çerekfinale ku do të takohen me Holandën, pas golave nga Juan, Luis Fabiano dhe Robinho.

“Ne duhet të përmirësohemi në të gjitha sektorët e lojës. Kili luajti jashtëzakonisht mirë dhe mbajti mjaft posedimin ndërsa kombinuan mirë. Por, Brazili arriti të mbaj kontrollin”, tha Dunga pas ndeshjes.

Brazili ka pranuar vetëm dy gola deri më tani gjatë Botërorit 2010 dhe përsëri shfaqën paraqitje solide në mbrojtje kundër Kilit ndërsa arritën të dënojnë kundërshtarin me fuqinë e tyre sulmuese.

Selecao konsiderohet në mesin e favoritëve kryesor për të fituar titullin. Ata në çerekfinale do të takohen me Holandën në përsëritjen e përballjes së vitit 1994 ku kishin fituar 3-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›