Anglia, e ardhmja e Kapelos në dy javë
Gjatë këtyre dy javëve, kreu i Federatës Angleze (FA), Sër Dejv Riçards do të vendosë rreth të ardhmes së Fabio Kapelos në krye të stolit të përfaqësueses. Kjo u konfirmua nga trajneri italian, pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Botës 2010. “Fola në telefon me Sër Riçards dhe ai më tha se i nevojiten dy javë për të vendosur”, deklaroi Kapelo. Tekniku 64-vjeçar nënvijëzoi se dëshiron të vazhdojë punën me “Tre Luanët”, por nuk mungojnë spekulimet se në vendin e tij mund të emërohet Devid Bekam.
#