E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2010, FIFA asnjë diskutim për arbitrat

FIFA ka hedhur poshte cdo mundesi per te hapur nje diskutim ne lidhje me gabite arbitrare, madje ka kritikuar shfaqjen e pamjeve te diskutuara ne ekranet gjigante te stadiumeve, ashtu sic ndodhi ne sfiden mes Argjentines dhe Meksikes, ne rastin e golit te avantazhit te shenuar nga Karlos Tevez. Vendimi i qeverise boterore te futbollit eshte bere publik nga zedhenesi i saj Nicolas Maingot.

“Nuk kemi ndermend te hapim asnjë dikutim ne lidhje me vendimet e arbitrave ne fushen e lojes”, ka bere te ditur zedhenesi i FIFA-s, qe nuk ka pranuar asnjë pyetje ne lidhje me gabimet e arbitrave ne ndeshjen Gjermani-Angli dhe Argjentine-Meksike. Ne lidhje me përdorimin e movioles ne fushe, Maingot ka perseritur edhe nje here vendimin e Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s, per te mos eksperimentuar kete teknologji gjate ndeshjeve te futbollit.

I pyetur ne lidhje me shfaqjen e pamjeve ne momentin e golit te Argjentines, perfaqesue4si i qeverise boterore te futbollit ka bere te ditur se organizatoret e ndeshjes qe u zhvillua ne stadiumin e Johanesburgut vepruan gabim qe i transmetuan ato ne ekranet gjigande. Sipas tij kjo nuk duhet te perseritet ne ndeshjet e tjera te Kupes se Botes.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›