Dunga zbardh listën, jashtë Pato e Ronaldinjo
BRAZIL- Trajneri i Brazilit Karlos Dunga ka zbuluar sot listën me 23 futbollistë që do të grumbullojë për kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”. Ajo që bie menjëherë në sy është përjashtimi i disa prej futbollistëve më të përfolur për të qenë në Kupën e Botës, duke nisur nga Ronaldinjo, Adriano, Aleksandre Pato apo Diego i Juventusit. Vendimi i Dungës ka shkaktuar jo pak polemika, megjithatë trajneri i Brazilit i ka qëndruar besnik skuadrës që ka përdorur në fazën eliminatore të grupit amerikano-jugor. Problemet fizike të Ronaldinjos duket kanë qenë shkaku kryesor i mosgrumbullimit të tij për në Botëror, ndërsa edhe Pato nuk ka treguar qëndrueshmëri në muajt e fundit. Ndërkohë, edhe Diego te Juventusi ka rezultuar një dështim gjatë këtij sezoni. E megjithatë, përjashtimi më i bujshëm duket ai i sulmuesit të Flamengos Adriano. Në rastin e tij kanë ndikuar sidomos problemet me jetën private, por edhe mungesat e vazhdueshme në seancat stërvitore të Flamengos. Ndërkohë, masmedia në Brazil ka ushtruar një presion të madh për thirrjen e dy “xhevahirëve” të Santosit, Neimar, një sulmues 18 vjeçar dhe Paulo Henrike “Ganso”, një gjysmësulmues 20 vjeç. Në Botëror ndërkohë nuk do të mungojë Rikardo Kaka i Realit të Madridit, ndërkohë që surprizat mbeten sulmuesi i Volfsburgut Grafite si edhe portieri i Romës Doni.
LISTA
Portierë: Zh.Sezar, Gomesh, Doni.
Mbrojtës: Maikon, Dani Alvesh, Lusio, Huan, Luizao, Tiago Silva, Bastos, Xhilberto.
Mesfushorë: Xh.Silva, Melo, Zhozue, Kleberson, Elano, Ramires, Kaka, Baptista.
Sulmues: L.Fabiano, Nilmar, Robinjo, Grafite.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
LISTA
Portierë: Zh.Sezar, Gomesh, Doni.
Mbrojtës: Maikon, Dani Alvesh, Lusio, Huan, Luizao, Tiago Silva, Bastos, Xhilberto.
Mesfushorë: Xh.Silva, Melo, Zhozue, Kleberson, Elano, Ramires, Kaka, Baptista.
Sulmues: L.Fabiano, Nilmar, Robinjo, Grafite.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)