E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham pret Luis Fabianon

Pasi e rrëmbeu një vend që qon në Ligën e Kampionëve, Tottenham po përgatitet për një ‘boom’ të madh në afatin kalimtar të verës.

Ai quhet Luis Fabiano, për të cilin, sipas të përditshmes britanike Daily Mail, Hotspur ka bërë gati ofertën prej 20 milionë eurosh. Por, nuk përfundon me kaq.

Një tjetër ëndërr e menaxherit të Spurs, Harry Redknapp, duket të jetë legjenda e Real Madrid, Raul Gonzalez, i cili me gjasë gjatë verës do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sulmuesi spanjoll do ta preferonte një eksperiencë në Angli, në vend se të pensionohet në SHBA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›