E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e dyfishtë në Elbasan, të rinjt u njohën në "Facebook”

ELBASAN- Vrasja e gjimnazistes brenda në ambientet e shkollës "Mahir Domi", dhe më pas vetëvrasja e autorit tronditi tërë qytetin e Elbasanit. Policia po heton zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në vrasjen e dyfishtë si dhe lidhjet që mund të kenë ekzistuar mes Endri Llambajt, djaloshit vlonjate dhe Gerta Bajës, 20 vjecares nga qyteti i Elbasanit e cila mbeti e vrarë në klasën ku mësonte.

Të martën në mëngjes 19 vjecari hyri i armatosur në shkollë në 5 minutëshin e pushimit ndërmjet orëve të mësimit, dhe ishte drejtuar në klasën ku mësonte Gerta, pasi i ishte afruar bankës së saj e kishte qëlluar me tre plumba dhe më pas ishte larguar. 2 km larg shkollës kur kishte parë veten të rrethuar nga policia, adoleshenti nuk kishte kursyer plumbin as ndaj vetes.

“Gazeta Shqiptare” shkruan në kryeartikullin e sotëm të gazetarit Fatmir Popja se Endri Llambaj, ishte njohur me “viktimën e tij” nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Policia dyshon se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.
(Detajet mund t'i lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›