Duo Sinergie, sonte në Akademi
Sezoni koncertor ndërkombëtar i muzikës “Klasik” sjell sonte në orën 19.00, në skenën e Akademisë së Arteve, “Duo Sinergie”, me artistët Francesco Biraghi (kitarrë) dhe Tania Camargo Guarnieri (violinë). Programi i quajtur “Italia dhe Amerikat për violinë dhe kitarrë” ka në repertor Vivaldi, Paganini, Facchinetti, Piazzolla etj. Epoka klasike dhe moderne është e fokusuar tek kompozitorët latino-amerikanë.