Duro: Vetem kampionati qipriot, me i forte
Aranit Muraci
Klodian Duro, lojtari i kombetares sone dhe i AEL Limasolit ne Qipro, ishte nje nder me te dalluarit ne fushe gjate ndeshjes se fundit, e cila perfundoi me rezultatin e thelle 6-1, ne favor te kuqezinjve. Elbasanasi eshte marre ne konsiderate nga mediat qipriote si nje shembull, dhe nga ana tjeter nuk jane ndalur se kritikuari ekipin e tyre. Duro sqaroi se kampionati qipriot eshte i nje niveli me te larte se kampionati shqiptar, por ne rang te ekipeve kombetare, Shqiperia tregoi se ka lojtare dhe futboll cilesor, per t'u perfaqesuar me me dinjitet ne arenen nderkombetare. "Kampionati qipriot eshte i nje rangu me te larte, - theksoi mesfushori Duro - ekipet e Qipros kualifikohen edhe ne fazen e grupeve, madje ne edicionet e fundit kane arritur nje sukses te madh, si per shembull Anorthosis Famagusta. Ne luajtem me nje deshire per te fituar dhe per te gjetur golin qe na mungoi ne ndeshjet e fundit. Loja dhe rezultati tregoi se kjo kombetare ka mundesi edhe per me shume dhe do te kerkojme gjithmone me te miren. Kombetarja ka nje synim, qe te arrije te kualifikohet ne "Euro 2012". Te shpresojme", - perfundon mesfushori 32-vjecar, i cili aktivizohet prej dy sezoneve ne kampionatin e Qipros. Te merkuren ne "Qemal Stafa" Shqiperia fitoi 6-1 ne nje miqesore, duke kaluar cdo lloj parashikimi. Kuqezinjte nuk ia kane dale mbane qe te shenojne me shume se kater gola, ne tete ndeshjet eliminatore dhe ne nje miqesore te fundit, ata arriten qe te shenonin nje gol ne barazimin 1-1 me Gjeorgjine. Sakaq, numri i larte i golave qe entuziazmoi nga njera ane ekipin tone, ne Qipro ne te kundert eshte pritur me kritika te ashpra. Ne baze te deklarimeve qe jane dhene pas ndeshjes, asgje nuk eshte kuptuar ne fund, se pse erdhi shthurja e lojtareve ne loje, gjate pjeses se dyte. Qipriotet jane perpjekur qe te shpjegohen me vendimin e gjyqtarit ne dhenien e 11-metershave, nepermjet trajnerit. Sipas tij, ndeshja ishte nje test dhe ne pjesen e dyte, ekipi qipriot luajti dobet. Lojtaret jane sqaruar me faktin se golat erdhen per shkak te fajit te gjyqtarit, qe dha dy 11-metersha ne pjesen e pare.