Vjen "Sikur te vdekurit te degjonin", premiera e Gezim Alpion
Qendra Nderkombetare e Kultures 'Arbnori' organizon sot, prezantimin nepermjet DVD-se te premieres Britanike nga Teatri Dreamscape te drames se Gezim Alpion 'Sikur te vdekurit te degjonin' ('If Only the Dead Could Listen') ne Sallen 'Abreti' tek Tirana International Hotel
Ka zgjedhur mesgushtin per pjesen e tij, Gezim Alpion. Ne bashkepunim me
Qendren Nderkombetare te Kultures 'Arbnori', ai do te organizoje prezantimin nepermjet DVD-se te premieres Britanike nga Teatri Dreamscape te drames se tij 'Sikur te vdekurit te degjonin' ('If Only the Dead Could Listen'). Shfaqja do te zhvillohet te premten e 14 gushtit ne Sallen 'Abreti' tek Tirana International Hotel, ne oren 11:00. Pas shfaqes se premieres do te kete nje bisede te Dr. Alpion me teme "Identiteti Kombetar Shqiptar" per auditorin, kane thene burime te Qendres Arbnori, qe e kane konfirmuar lajmin.
Drama "Sikur te vdekurit te degjonin" eshte nje ripunim i drames "Tollonat" ("Vouchers"), qe u botua ne Angli ne vitin 2001. Per here te pare "Tollonat" u vu ne skene me regji te dramaturges serbe Dr Duška Radosavljevic ne Festivalin e Teatrit Bashkekohor Evropian ne Huddersfield te Anglise ne Mars 2002. Ne rolet kryesore ishin dy aktore Anglez dhe Jordanez.
Sponsorizuar nga Keshilli i Arteve te Anglise (Arts Council England), dhe me regji te Marcus Fernando, "Sikur te vdekurit te degjonin" pati premieren ne Angli ne Shkurt 2006 nga trupa teatrale Dreamscape ne Teatrin MAC ne Birmingham. Suksesi i shfaqjeve u pasqyrua gjere ne mediet Britanike dhe Ballkanike (Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Serbi). Kritiket dhe spektatoret vleresuan vecanerisht interpretimin e aktorit te njohur Anglez Richard Attlee (nipi i ish kryeministri britanik Clement Attlee) ne rolin e azilantit politik nga Kosova, Leka Trimi.
Pas suksesit te shfaqjeve ne Angli, Alpion dhe regjisori Fernando moren ftesa nga Teatri Kombetar ne Tirane dhe Teatri Kombetar i Kosoves. Regjisore dhe dashamires te artit dramatik ne Maqedoni, Serbi dhe Kroaci po ashtu u interesuan qe Dreamscape te bej nje turne ne keto tre vende.
Ne Mars 2008, po me sponsorizimin e Keshillit te Arteve te Anglise, Kompania e Teatrit Dreamscape shfaqi me sukses dramen ne dy qytete angleze: ne Birmingham (ne Teatrin MAC) dhe ne Wolverhampton (ne Teatrin Arena). Ne rolin e Lekes kete radhe ishte aktori i talentuar anglez Andrew Cullum, i cili ka marre pjese ne dramen seriale televizive angleze EastEnders.
"Sikur te vdekurit te degjonin" u botua nga "Globic Press" ne SHBA ne vitin 2008.
Nje ripunim i drames "Tollonat"
"Ne qender te drames, ngjarjet e te ciles zhvillohen ne Londer ne vitin 2001, jane Leka, nje azilant politik nga Kosova, dhe Alma, nje studiuese nga Tirana. Drama shtjellon disa tema delikate. Une do t'ia le kritikes shqiptare te zberthej simboliken e fundit tragjik te personazheve. Une nuk shkruaj per ta argetuar publikun por per ta shqetesuar ate. Per mua arti eshte terapi. Drama trajton kryesisht tragjedine e kombit tone, por tragjedia jone eshte pjese e pandare e tragjedise njerezore qe kalon kufijte tokesor, etnik, fetar dhe kohor. Ne kete kuptim, qellimi im nuk ka qene thjesht te shkruaj nje drame shqiptare por te perdor karakteristika shqiptare per te trajtuar nje drame me teme mbare njerezore. Ne shtypin shqiptar eshte komentuar se Leka eshte 'harbut'. Leka eshte nje personazh i komplikuar. Ai eshte nje 'kloun', nje personazh tragjiko-komik, nje njohes i mire i mentalitetit shqiptar dhe anglez, nje zoterues i mire i gjuhes angleze, por fatkeqesisht edhe nje force vete shkaterruese, nje viktime po edhe nje shkeles ligji. Leka eshte 'cdo-njeri'. Atij mund ti vihen shume epitete por ai nuk eshte kurre 'harbut'. Alma gjithashtu eshte nje personazh kompleks. Ajo eshte ambicioze por edhe inferiore ndaj anglezeve. Leka dhe Alma plotesojne njeri tjetrin."
Kush eshte autori
Gezim Alpion u lind ne Peshkopi me 10 tetor 1962. Ai ka studiuar ne Universitetin e Tiranes (1982-85), Kajros (1985-93) dhe Durhamit (Angli) (1993-1997). Qe nga akordimi i titullit Doktor ne Filozofi (per studimin e imazhit te artistit ne veprat e D. H. Laerence) ne Universitetin e Durhamit ne vitin 1997, Alpion ka punuar ne Mbreterine e Bashkuar si lektor i letersise anglo-amerikane, modernizmin, dhe filmit ne Universitetin e Huddersfield, Sheffield Hallam University dhe Newman University College. Ne vitin 2002 Dr Alpion u emerua lektor ne Departamentin e Sociologjise ne Universitetin e Birminghamit ku eshte edhe Drejtor i Studimeve Pasuniversitare, dhe Anetar Nderi i Institutit te Studimeve te Avancuara ne Arte dhe Shkencat Shoqerore qe nga viti 2000. Dr Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione ne disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University College London, Kingston), si dhe ne SHBA, Kanada, Kine, Indi, Rusi, Afriken e Jugut, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi. Dr Alpion intervistohet rregullisht nga mediet boterore, vecanerisht ato britanike, amerikane, franceze, italiane dhe indiane, si ekspert per Nene Terezen, si dhe i sociologjise se medias, fese, fames, nacionalitetit dhe filmit.
Aktualisht Profesor i Sociologjise dhe Studimeve te Medias ne Universitetin e Birmingamit ne Angli, Gezim Alpion eshte autor i librit te mirenjohur "Mother Teresa: Saint or Celebrity?" ("Nene Tereza: Shenjtore apo e Famshme?"), qe u botua ne anglisht ne Britanine e Madhe, Amerike dhe Kanada ne vitin 2007. Ne vitin 2008 kjo veper u botua po ne anglisht ne Delhi, dhe ne italisht ne Rome.
Botimet e tjera te Dr. Alpion ne gjuhen angleze perfshijne dy vepra dramatike - tragjedine "Vouchers" ("Tollonat") (2001), dhe dramen "If Only the Dead Could Listen" ("Sikur te vdekurit te degjonin") (2008) - si dhe dy vellime me ese dhe tregime - "Foreigner Compex: Essays and Fiction about Egypt" ("Kompleksi ndaj te huajve: Ese dhe proze per Egjiptin") (2002), dhe "Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa" ("Takime te civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nene Tereza") (2008). Ne librin e fundit, botuar nga Meteor Books ne Indi ne vitin 2008 dhe nga Globic Press ne SHBA ne fillim te vitit 2009, jane perfshire ese te shkruara nga 1993 deri me 2007. Recenca dhe artikuj per librat e Dr Alpionit jane botuar ne 15 gjuhe te botes.