Ujkani, titullari i fituar me Qipron
Siamir Ujkani u dalluar gjate gjithe 90-minuteshit, ne miqesoren e fundit me Qipron. Ai mund te konsiderohet fare mire, nje portier i fituar per ekipin kuqezi. Trajneri ka mbetur i habitur per sa i perket paraqitjes se Ujkanit, qe ne fakt vlerat e tij njiheshin edhe me pare. Per kete mjafton qe te permendet fakti, se ka qene edhe me pare pjese e kuqezinjve dhe eshte aktivizuar me nje skuader te Seria A, Palermo. Kesisoj, porta ne revolucionin e Kuzhe, eshte me e sigurta, pasi edhe aftesite e portierit te pare, Arjan Beqaj njihen mire. Sakaq, portieri qe ka luajtur ne ndeshjet e kaluara eliminatore, Isli Hidi, mbetet gjithashtu nje element i disponueshem per ndeshjet e metejshme, ku rivaliteti per porten pritet te jete mjaft i larte.