Duro akuzon: Kanë tentuar të na blejnë
Menjëherë as ndeshjes
nuk ka polemizuar për
rastin e golit, edhe pse i
kishin thënë që ishte një gol
i rregullt. Por pasi e ka parë
e riparë disa herë në TV,
tashmë ai e drejton gishtin e
akuzës nga gjyqtari anësor
Arjan Mali, për një anulim të
qëllimtë të një goli super të
rregullt, duke i mohuar kështu
kësaj skuadre një sezon të
tërë. Është pikërisht trajneri i
Partizanit, Shpëtim Duro, i cili
e ka të vështirë të pranojë se
skuadra e tij do të duhet të
përjetojë një vit të pamerituar
në kategorinë e parë, për faj
të një veprimi të qëllimitë të
një të papërgjegjshmi. Ai la
të nënkuptohej se anulimi i
golit nuk ka ardhur thjesht
për gabim njerëzor, por se
ai ka qenë i blerë. "Ishte
një gol i rregullt, pohon me
forcë Duro. Por për habinë
e të gjithëve, gjyqtari e ka
anuluar. Të them të drejtën,
të gjithë mund të mendonin
se në një situatë normale
gjyqtarët praktikisht mund të
mbanin anën e Partizanit, për
hir të historisë së këtij klubi të
madh. Por në rastin konkret
unë nuk dua të flas më
shumë, por po e lë ta gjykoni
ju vetë për përgjigjen e pyetjes:
Pse mund të mbajnë
gjyqtarët anën e Kastrioti"?
Për sa u përket incidenteve
në dhomat e zhveshjes, në
lidhje me goditjen e anësorit
të ndeshjes, tekniku i të kuqve
sqaron se nuk është në dijeni,
pasi nuk ka qenë i pranishëm.
Ndërkohë që duke radhitur
meritat e ekipit të tij në këtë
sezon të vështirë, ai ka zbuluar
edhe disa fakte të reja, të
panjohura më parë. "I falënderoj
lojtarët, të cilët kanë
bërë një sakrifi cë të madhe
për të ardhur deri këtë, në
një sezon ku vështirësitë për
ne kanë qenë të mëdha. Disa
futbollistë të mi kanë tentuar
t‘i blejnë, dhe mua kanë tentuar
të më bëjnë presion në
mënyra të ndryshme". Por
ashtu Duro radhit edhe faktorët
që e kanë çuar Partizanin
në këtë pikë: "Gjykimet e
padrejta dhe kompromiset e
disa skuadrave në këtë fund
sezoni", përfundoi ai.
nuk ka polemizuar për
rastin e golit, edhe pse i
kishin thënë që ishte një gol
i rregullt. Por pasi e ka parë
e riparë disa herë në TV,
tashmë ai e drejton gishtin e
akuzës nga gjyqtari anësor
Arjan Mali, për një anulim të
qëllimtë të një goli super të
rregullt, duke i mohuar kështu
kësaj skuadre një sezon të
tërë. Është pikërisht trajneri i
Partizanit, Shpëtim Duro, i cili
e ka të vështirë të pranojë se
skuadra e tij do të duhet të
përjetojë një vit të pamerituar
në kategorinë e parë, për faj
të një veprimi të qëllimitë të
një të papërgjegjshmi. Ai la
të nënkuptohej se anulimi i
golit nuk ka ardhur thjesht
për gabim njerëzor, por se
ai ka qenë i blerë. "Ishte
një gol i rregullt, pohon me
forcë Duro. Por për habinë
e të gjithëve, gjyqtari e ka
anuluar. Të them të drejtën,
të gjithë mund të mendonin
se në një situatë normale
gjyqtarët praktikisht mund të
mbanin anën e Partizanit, për
hir të historisë së këtij klubi të
madh. Por në rastin konkret
unë nuk dua të flas më
shumë, por po e lë ta gjykoni
ju vetë për përgjigjen e pyetjes:
Pse mund të mbajnë
gjyqtarët anën e Kastrioti"?
Për sa u përket incidenteve
në dhomat e zhveshjes, në
lidhje me goditjen e anësorit
të ndeshjes, tekniku i të kuqve
sqaron se nuk është në dijeni,
pasi nuk ka qenë i pranishëm.
Ndërkohë që duke radhitur
meritat e ekipit të tij në këtë
sezon të vështirë, ai ka zbuluar
edhe disa fakte të reja, të
panjohura më parë. "I falënderoj
lojtarët, të cilët kanë
bërë një sakrifi cë të madhe
për të ardhur deri këtë, në
një sezon ku vështirësitë për
ne kanë qenë të mëdha. Disa
futbollistë të mi kanë tentuar
t‘i blejnë, dhe mua kanë tentuar
të më bëjnë presion në
mënyra të ndryshme". Por
ashtu Duro radhit edhe faktorët
që e kanë çuar Partizanin
në këtë pikë: "Gjykimet e
padrejta dhe kompromiset e
disa skuadrave në këtë fund
sezoni", përfundoi ai.