E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi, surpriza e sezonit, ngjitet në elitë për 2009-2010

Golada dhe shumë emocione kanë
shoqëruar 120 minutat e ndeshjes "playout"
të luajtur dje në stadiumin "Qemal Stafa"
të kryeqytetit mes Bylisit dhe Gramozit, e
vlefshme për biletën e fundit që të çonte në
Kategorinë Superiore për sezonin 2009-2010.
Dhe në fund vjen edhe një surprizë e bukur
për këtë edicion të futbollit shqiptar. Skuadra
e Gramozit do të jetë për herë të parë në historinë
e tij pjesë e elitës së futbollit shqiptar
në edicionin e 71-të të kampionatit. Në një
ndeshje shumë luftarake, e cila ka dhuruar
shumë akth dhe emocione, kolonjarët kanë
mundur të triumfojnë me rezultatin 5-2,
duke fi tuar kështu me meritë edhe të drejtën
për t‘u ngjitur në Kategorinë Superiore.
Ballshiotët kanë dhënë maksimumin e tyre,
por në fund e kanë humbur shansin e tyre
për të vazhduar në elitë edhe për një vit
tjetër. Takimi në kohën e rregullt përfundoi
me rezultatin 2-2 me golat e Nenaj (18‘) Muça
(27‘) për Bylisn dhe Shupe (5‘) e Peçi (74‘) për
Gramozin, prandaj u deshën pjesët shtesë
për të vendosur fatin e ndeshjes. Por këto
kohë suplementare janë dominuar totalisht
nga kolonjarët, që kanë shënuar edhe tre gola
të tjerë me Dos Santos (96‘ e 111‘) e Oliveira
(102‘). Në fund, festa ka qenë e gjitha për ta.
Skuadra nga Erseka ka qenë surpriza e bukur
e këtij sezonin e tyre të parë në Kategorinë
e Parë. Ky klub, i themeluar në 1925, brenda
dy viteve të fundit ka hedhur një hap shumë
të madh, duke kaluar dy kategori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›