Duro firmos me LASK Linz kontratë dhe numri 10
VJENE- Klodian Duro do të luajë me LASK Linzin në sezonin e ardhshëm. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka nënshkruar sot me skuadrën e Bundesligës austriake, ndërsa ka bërë edhe prezantimin zyrtar. Duro është parë si një nga blerjet më me vlerë të LASK-ut, që e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të keqe të mundshme, me 5 humbje radhazi.
“Mendoj se Duro do të na ndihmojë shumë me eksperiencën e tij dhe jam i bindur se do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm”, deklaroi trajneri Helmut Kraft. Duro ka kaluar te klubi austriak si futbollist i lirë, pas largimit nga Apolloni i Limasolit. LASK Linzi bëri të ditur firmosjen e kontratës me shqiptarin në uebsajtin zyrtar të klubit, ku i është dhënë një rëndësi e madhe faktit që shqiptari në të shkuarën ka luajtur me ekipe gjermane si edhe ka qenë nën kontratë me Gallatasarajin në Turqi. Duro do të mbajë veshur fanelën me numrin 10 tek ekipi i tij i ri.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)