Librazhd, kapen 2.3 kg heroinë prangosen 3 persona
LIBRAZHD- Operacioni i koduar “Buraku” ka mundur të vërë në pranga tre persona, të cilët prodhonin dhe trafikonin lëndë narkotike. Ata janë arrestuar në fashtin Urakë të Librazhdit me 2.3 kg drogë të llojit heroinë.
Policia e Elbasanit bën public emrat e të arrestuarve, që janë Santiljano Duci 24 vjec dhe shtetasit Markel Prendo e Krenar Hoxha. Lënda narkotike e sekuestruar si provë materiale është gjetur në mjetin tip Volswagen PG 64 14 B, me të cilin udhëtonin personat e lartpërmendur.
Droga është gjetur në mjetin me të cilin lëviznin personat e arrestuar. Bëhet fjalë për një sasi pluhuri me ngjyrë të kuqerremtë, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike të llojit heroinë”,- deklaron drejtori I policisë së Elbasanit.
(m.a/BalkanWeb)