E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artriti zvogëlon rrezikun nga Alzheimeri

Kaliforni, 23 gusht – Proteina e prodhuar në rastet e artritit reumatoid mbron kundër zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit, kanë deklaruar shkencëtarët amerikanë.

Në studimin e publikuar në “Journal of Alzheimer's Research”, ka rezultuar se minjtë me humbje të kujtesës që iu është dhënë kjo proteinë, kanë dhënë më shumë rezultate në teste, ka raportuar BBC. 

Një version sintetik i proteinës GM-CSF tashmë përdoret për trajtim të kancerit.

Ekspertët britanikë thanë se studimi ishte “hapi i parë i rëndësishëm” dhe testet ishin të nevojshme për të parë nëse ilaçi ka efekt me njerëzit e sëmurë me Alzheimeir.

Te njerëzit me artritit reumatoid, sistemi imun prodhon proteina sulmuese, duke përfshirë edhe GM-CSF.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›