Çelsi humb shansin për të marrë kreun
Liverpul - Çelsi nuk arrin të përfitojë as këtë javë nga barazimi i Liverpulit për t’u ngjitur në vendin e parë. Blutë, me barazimin e mbrëmshëm 0-0 në transfertë me Evertonin, humbën shansin t’i festonin Krishtlindjet në vendin e parë.
Dalja me korton të kuq e kapitenit Xhon Terri në minutën e 35' ndikoi mjaft në lojën e ekipit të drejtuar nga Skolari. Lampard dhe Kol u ndëshkuan me kartona të verdhë brenda harkut të dy minutave, tregues ky i nervozizmit të lojtarëve blu. Megjithë rastet e krijuara ekipet nuk arritën dot të shkonin deri tek goli.
Çelsi mbetet përsëri në vendin e dytë me 38 pikë, një më pak se Liverpuli kryesues. Evertoni renditet në vendin e shtatë me 26 pikë.