Zjarrvëniet e qëllimshme, arrestohen dy persona
Një 73-vjeçar nga fshati Belishovë i Fierit është kapur në flagrancë duke ndezur një vatër zjarri në kodrat e fshatit Lapurec. Mujo Muhaj dyshohet se është edhe autori i 3 vatrave të zjarrit që përfshinë pasditen e djeshme një numër të konsiderueshëm ullinjsh në kodrat e këtij fshati.
Arsyet që e shtynë të moshuarin të shkaktojë këto dëme nuk dihen ende, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, Policia e Përmetit ka ndaluar një tjetër person, i cili dyshohet se është autori i djegies së një zone të pyllëzuar në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”. Shpëtim Ceno, 34 vjeç, lindur dhe banues në Bilisht, është ndaluar nga forcat lokale të Përmetit paraditen e djeshme rreth orës 10:00.
Ai punonte si çoban në zonën që u përfshi nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm.