Konfindustria e shqetësuar për shkëmbimet Shqipëri-Kosovë
Në një komunikatë për shtyp, Konfindustria thekson se Tregu i Hapur Shqiptar është tërësisht nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe vetë përvojës së vendeve të BE-së.
Vendimarrja politike e Shqipërisë dhe Kosovës deri më tash nuk po bën përpjekjet e duhura lidhur me shfrytëzimin e mundësive të shumta të bashkëpunimit, duke mos ju përgjigjur siç duhet dëshirës dhe vullnetit të industrive, biznesit dhe qytetarëve për shtimin e detyrueshëm të marrëdhënieve. Me përjashtim të investimit të lavdërueshëm në rrugën me rëndësi strategjike Durrës-Morinë nga Qeveria e Shqipërisë, dëshirën e shprehur të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e pjesës së mbetur të saj deri ne kufirin me Serbinë si edhe disa projekteve të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve energjitike, pjesa tjeter e e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy vende mbetet vetëm në planin protokollar dhe propagandistik”, thuhet në komunikatë.
Sipas saj “është krejt e papranueshme që shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës megjithë afërsinë dhe lidhjet natyrale të tyre, mbetet në shifra të ulta prej vetëm disa dhjetra milionë euro, ndërkohë që vetëm defiçi tregtar i të dy vendeve kap shifra në mbi 4 miliard euro”.