Durrës - Kukës, tuneli i Thirrës rihapet më 15 maj
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas datës 15 maj rruga Durrës-Kukës do të jetë sërish në shërbim të qytetarëve shqiptarë, por më tepër edhe të atyre kosovarë. E cilësuar si rruga e kombit, rruga Durrës-Kukës afron edhe më tepër Shqipërinë me Kosovën si dhe vendet e tjera të rajonit. Tuneli jugor i Thirrës, në Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë do të jetë gati më 15 maj, pas shembjes që pësoi pak kohë më parë. Zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka, tha se tuneli jugor do të hapet më 15 maj, ndërsa punimet në atë verior do të vijojnë. Tuneli i Thirrës u mbyll në fillim të muajit tetor të vitit që lamë pas. MPPTT njoftoi se tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, do të mbyllet për shkak të vijimit të punimeve për instalimin e pajisjeve elektromekanike.
Në njoftimin e MPPTT-së thuhej se "tuneli do të mbyllet me qëllim që ti jepet mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël, një situatë kjo e paparashikuar për të cilën kontraktori po punon në vijimësi".
Tuneli
Pas mbylljes së tunelit, kalimi i mjeteve devijoi përmes aksit të vjetër rrugor, në drejtimin Morinë-Kukës-Shpal-Rreps-Rrëshen-Milot dhe anasjelltas. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë, që u vu në punë më 25 qershor 2009, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa rriti ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe të mjeteve në sezonin veror.
Pjesë e autostradës Durrës-Morinë është dhe tuneli Thirrë-Kalimash, në segmentin Rrëshen-Kalimash. Tuneli Thirrë- Kalimash dhe anasjelltas, i hapur në një masiv shkëmbor, ka dy hyrje, veriore dhe jugore, me gjatësi 5.6 kilometra secila. Ndërtimi i kësaj autostrade përfshiu përveç dy tuneleve paralele me nga 5.5 km gjatësi edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike u ndërtua nga kompania amerikano-turko Bechtel & Enka.
Autostrada e re, e konsideruar nga qeveria si një vepër gjigante, kalon në Durrës-Vorë-Fushë-Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morin. Gjatësia totale e kësaj autostrade llogaritet 170 km, nga të cilat 111 km rrugë e re.
Rruga Durrës-Kukës
Por kjo rrugë do të vazhdojë edhe më tej duke shkuar deri në Prishtinë. Tashmë duket se qeveria kosovare ka arritur negociatat me kompaninë “Bechtel-Enka”, e cila do të marrë përsipër vazhdimin e këtij boshti. Pas më tepër se dy muajsh negociata mes zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës dhe kompanisë “Bechtel-Enka”, negociatorët kanë arritur ti përfundojnë ato për projektin e autostradës Vërmicë-Prishtinë. Zyrtarët e MTPT-së dhe “Bechtel-Enka” që nga dita e martë nuk do të negociojnë, tani ka mbetur që kjo marrëveshje të aprovohet nga Qeveria që pritet shumë shpejt të publikohen zyrtarisht detajet e marrëveshjes. Megjithatë, zyrtarisht përfundimi i negociatave nuk pranohet nga zyrtarët e MTPT-së. “Ende jemi duke negociuar, jemi duke i kaluar ditët vendimet tona edhe gjatë kësaj jave jemi duke negociuar për çështjet një nga një, në mënyrë që të arrijmë në një marrëveshje të përgjithshme”,- tha Xhevdet Pozhari, zëdhënës i MTPT-së.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010