E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, rrëshqitjet e kodrës shkatërrojnë lokalin 2-katësh



DURRES - Një lokal dykatësh, që shërbente si tavernë bregdetare është vënë nën pushtetin e baltës së kodër-vilës në Durrës, ndërsa tre të tjera kanë pësuar dëmtime serioze. Por për fat të mirë nuk ka dëme njerëzore, pasi specialistët kishin paralajmëruar rrezikun për këto lokale, të cilat qenë mbyllur prej javësh nga pronarët. Madje prej tyre është hequr ajo ç’ka mund të shpëtohet. Rrëshqitjet e dheut janë duke pasur një ndikim negativ në zonën universitet-Currila, e cila përbën një nga pikat më të frekuentuara turistike. Kjo për faktin se edhe bare-restorante të tjera të zonës, të cilat nuk janë prekur deri më tani, ndjehen të kërcënuara, ç’ka ka bërë që klientët, kryesisht studentë universitarë të tremben. Gjatë të gjithë periudhës nëntor-shkurt nga lartësia prej 100-120 metrash e kësaj kodre janë zbrazur mbi segmentin rrugor dhe disa shtëpi që gjenden poshtë, mijëra metra kub baltë. Mbi 200 shtëpi të tjera, kryesisht informate, kërcënohen të mbulohen nga balta, ndërsa afro 25 të tjera janë bërë të pabanueshme, nga muret e çara si pasojë e rrëshqitjeve. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›