MAKSUT DRASA: Kirurgu që futi në Shqipëri operacionin me anestezi peridurale
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Tani do të ishte plot 90 vjeç. Mirëpo në këtë përvjetor të ditëlindjes së tij, mjeku i madh Maksut Drasa nuk mund të mbërrijë ndryshe veçse me kujtimin e tij të paharruar në memorjen e mijëra pacientëve të cilëve u riktheu gëzimin e jetës, të familjarëve të tij si dhe të miqve kolegë me të cilët ndau sfidat profesionale të më shumë se një gjysme shekulli. Doktor Maksuti është nga ajo specie mjekësh, që me ikjen e tij la pas një vrazhdë drite.
Maksuti lindi në 10 marsin e 1920-s në Arapsun të Turqisë. I ati i tij, Avniu, nga ata burra që kishin mbaruar në Stamboll me medalje, e që më pas do të ishte kryetar gjykate në Prefekturën e Tiranës dhe të Durrësit, gjatë rinisë së tij bëri një zgjedhje të pazakontë: Propozoi një vajzë armene të krishterë me të cilën u kurorëzua në martesë. Përpara se të kthehej në atdhe, Avniu dhe e shoqja u bënë me një djalë-Maksutin. Por fati i djalit nuk do të ishte kaq i mbarë. Pak kohë pas kthimit, nëna e tij sëmuret rëndë dhe largohet nga jeta. Dy vjet më pas, edhe i ati. Maksuti u rrit në Jetimore.
Fëmija i shtetit dhe nxënësi i Shirokës
Askush nuk e dinte deri atëherë, se një jetim që nuk kishte kurrfarë modeli prindëror për të imituar do të bëhej një nga mjekët e mëdhenj të vendit. Megjithatë, qeveria mbretërore u kujdesua për edukimin e tij si të çdo jetimi tjetër. Pasi mbaroi shkollën fillore në Jetimoren e Tiranës, Maksuti vazhdoi shkollën e famshme të Fulcit. Rezultatet e padiskutueshme sidomos në shkencat ekzakte nuk i jepnin ende asnjë ide për të ardhmen e tij Maksutit të ri. Në vitin 1939 ai mori pjesë në një konkurs teatral dhe fitoi. Gazeta “Ora” shkruante se nxënësi 19-vjeçar Maksut Dërrasa zuri vendin e parë në debutimin e teatrit. Ky ishte rasti për të nisur rrugën e artit në Itali. Në një tjetër konkurs ai dëshmoi aftësi për tu marrë me fushën e Drejtësisë. Por, ishte i pavendosur. Meqenëse nuk kishte prindër që ti këshillonin diçka, dëgjoi porosinë e një kushëririt të tij farmacist, i cili i thotë: “Maksut, bëhu mjek. Vendi ka shumë nevojë”. Kështu ai nisi studimet për Mjekësi. Tri vitet e para(40-43) i bëri në Bolonja, me vlerësimet më të mira nga profesorët italianë, por u detyrua të ndërpresë shkollën për shkak të ngjarjeve të luftës. Ai erdhi në Shqipëri me një shaptilograf me vete, të cilin ia kishte kërkuar Qemal Stafa. Maksuti ishte shok me Alqi Kondin dhe me të tjerë të rinj me bindje antifashiste. Por mbeti këtu kur nisën bombardimet në Adriatik. Në Itali i mbeti madje edhe valixhja me tesha e me libra. Mirëpo çdo e keqe, e ka një të mirë. Ai ndërpreu studimet, por nisi një tjetër shkollë të madhe-atë përkrah kirurgut të madh, Frederik Shirokës. Duke punuar në Spitalin Civil të Tiranës, përkrah tij, Maksuti hodhi themelet e të ardhmes së tij prej kirurgu. Ndërsa pas luftës, në 1948-1950 u dëgua në Bullgari për të mbaruar studimet për mjekësi.
Martesa, një shans plus për karrierën
Doktor Maksut Drasa, aty nga mosha 30- vjeçare mendoi se i kishte ardhur vakti për tu martuar. Zgjodhi një grua me origjinë gjirokastrite të cilën e njohu në Vlorë. Ajo ndiqte shkollën “Nëna Mbretëreshë”. Kur nisi jetën me Maksutin, ajo nuk e dinte se çfarë do të thoshte të jetoje me një kirurg. Por shumë shpejt do ta kuptonte se qetësia ishte një luks që nuk duhej pritur. Liria u mundua që të lehtësonte sa më shumë prishjen e vazhdueshme të regjimit ditor të të shoqit. Shpesh, shtëpia shndërrohej në një paradhomë klinike, ku fjala e saj e ëmbël qetësonte gratë e sëmura që prisnin shpëtim nga duart e doktorit. U miqësua me shumë prej tyre, por edhe jetonte me hallet e tyre. Në ato vite familja e doktorit jetonte në Berat dhe xhamitë ishin ende të hapura. Liria lutej atje për të sëmurët që kishte për të operuar i shoqi, Maksuti dhe për suksesin e tij. Edhe pse ai, si shkencëtar nuk i vinte rëndësi këtyre ritualeve, përsëri kjo e bënte të ndihej mirë. Familja qëndroi për 20 vjet në Berat, ku doktor Maksuti ishte drejtori i Maternitetit të vogël dhe kirurgu i vetëm i gjithë zonës. E shoqja kujton se puna ishte kaq e madhe, saqë Maksuti nuk kishte kohë të shlodhej kurrë si duhej. Edhe nëse nuk ishte në spital, ishte i gozhduar përmbi libra. Sapo shtrihej pak, binte dera ose vinte autoambulanca. Dhe ai sado i lodhur, nuk dinte të thoshte kurrë “jo”. Në një rast urgjent, një mjek i spitalit të vogël të Skraparit i kërkon ndihmë. Ishte fjala për jetën e një pacienti të ri, por në gjendje të rëndë, që nuk mund të transportohej dot për shkak të kushteve. Ishte fillimi i viteve 60. Atëherë doktor Maksuti bëri gati makinën e tij (mjekëve të njohur atëherë u lejohej të mbanin) dhe u nis. E shoqja kujton se Maksutin e kishin kapur në atë kohë krizat e artritit dhe e kishin mbytur djersët. Por bëri si bëri dhe u çua. Kur mbërriti para asaj klinike modeste, dhimbjet e zaptuan edhe më keq. U ul për disa minuta tek shkallët që të mblidhte veten, ndërsa të afërmit e pacientit e shikonin në sy. Nga shëndeti i doktorit do të varej jeta e djalit të tyre. Doktor Maksuti hyri në operacionin e pazakonte të stomakut dhe doli prej andej me një buzagaz duke u thënë familjarëve: “Djali juaj më shëroi edhe mua”.
E shoqja e doktorit asnjëherë nuk i tha atij: “Qendro të pushosh”. Sepse në familje ai kishte futur parimin: “Pacienti nuk refuzohet”. Mbrëmjeve apo pasditeve vinte kaq i lodhur nga operacionet e njëpasnjëshme dhe konsultat me pacientë sa në maternitet dhe në spital, saqë nuk kishte fuqi as për të ngrënë vetë. I biri kujton tani se mamaja e tij e konte (ushqente) shpesh me lugë si një bebe. Por ama edhe pacientët nuk ia linin mangët mjekut. Peshqeshet për të vinin me lutje, shpesh “harroheshin” si rastësisht nga mysafirët në shtëpi. Kur kishin njerëz jashtë shtetit dhe i thoshin doktorit, “na kërko çfarë të duash se ta sjellim”, ai u thoshte: “Asgjë, por po patën mundësi, të më bëjnë një abonim në x revistë shkencore”. Revistat mjekësore në të cilat ai ishte abonuar, vinin nga e gjithë bota, deri edhe nga Amerika. Doktor Maksuti dinte se çfarë kërkonte... Ishte pedagog në Universitet, kishte botime, megjithatë, nuk e mori ndonjëherë titullin profesor, edhe pse ishte një nga profesorët e mëdhenj të Shëndetësisë Shqiptare.
“Korrespondencat e babait me profesorët e huaj para operacionit”
-Doktor Kimi, na tregoni disa momente të veçanta të punës dhe jetës së doktor Maksutit, babait tuaj?
Në fillim, në 10 vjetët e parë, babai ka patur punë shumë të madhe, pasi kishte edhe kirurgjinë, edhe maternitetin. Në Spitalin e Beratit vinin pacientë nga shumë fshatra e qytete të vendit. Ne nuk bënim as Vit të Ri dhe asnjë festë, se babai ishte gjithë kohën në spitale. Më vonë, pas 10 vitesh, kur erdhën doktorë të rinj, atëherë babai mori pak frymë. Megjithatë, pacientë nga e gjithë Shqipëria vazhdonin të vinin të vizitoheshin në Berat. Në shtëpinë tonë qeshej dhe qahej sipas gjendjes së pacientëve në spital.
-Çfarë lloj kirurgu ishte babai juaj? Çfarë lloj operacionesh bënte dhe në çkushte?
Babai ka qenë kirurg i përgjithshëm: Ka bërë lloj-lloj operacionesh. Ai i pari ka bërë operacionin e perikardit në zemër, pra, ka hequr cipën e zemrës, që sot është një operacion i lehtë, por në atë kohë nuk ishte. Ky operacion është bërë edhe dokumentar dhe është shfaqur në të gjitha kinematë e Republikës. Dua të them, se vështirësia kryesore e një kirurgu në atë kohë, ishte edhe tek mungesa e teknikës dhe e mjeteve që janë sot. Kishte raste që iknin dritat në spital ose në maternitetin e Beratit dhe babait i mbetej bisturia në dorë. Në 2-3 raste e ka mbyllur operacionin me dritën e biçikletës
-Babai juaj ka pasur zemër të fortë dhe shpirtin e eksperimentit?
Babai kishte hapur një qendër eksperimentale në Berat, eksperimentonte tek qentë, pastaj i bënte operacion tek njerëzit. Kockat, operacionet obstetrike, urologjike..., ishin të përditshme. Ishin rreth 10 operacione në ditë. Vetëm në Berat me anestezi peridurale ka bërë 7000 operacione. Ishte një punë e jashtëzakonshme dhe ngaqë ishte kaq e lodhshme, nëna nuk donte të bëhesha as unë doktor.
-Çfarë thoshte nëna kur shihte punën raskapitëse të babait? I vinte inat që u martua me të?
Jo, në fillim ajo reagonte, i fliste babait se punonte shumë, por pastaj u mësua edhe ajo me problemet e tij dhe ishte e kënaqur. Ata të dy kishin gjetur mirëkuptim të plotë se do tu shërbehej më së pari pacientëve, pastaj të tjerat. Babai ishte tip shumë i ndjeshëm, por i kontrollonte emocionet sepse emocionet e mëdha të prishin punë në kirurgji.
-Fama e doktor Maksutit i kishte kapërcyer kufijtë e Beratit. E kishte kërkuar Ministria e Shëndetësisë, Tirana?
Për një kohë të gjatë, nuk ka qenë e lehtë lëvizja. Drejtuesit e rrethit të Beratit por edhe të zonës kundërshtonin largimin e tij, po ashtu nga Tirana kishte kundërshtime. Por, kërkesa për ta dërguar në një nga spitalet e mëdha të kryeqytetit vinte nga të tjera qarqe të rëndësishme të kryeqytetit si dhe personalitete të larta të shtetit dhe të Ushtrisë. Më në fund, pas 20 vjet qëndrimi në Berat, ai u dërgua në Spitalin Ushtarak ku u emërua kryekirurg dhe ku doli në pension pas 12 vitesh si shef i kirurgjisë.
-Në Berat apo në Spitalin Ushtarak kanë qenë rastet më të vështira?
Në Berat kanë qenë rastet më të vështira. Sepse ishte edhe fillimi i mjekësisë, edhe fillimi për babanë. Por ai pati fatin të ishte nxënësi i profesor Shirokës, personalitet evropian, të cilin babai e nderoi gjithë jetën.
-Kishte babai juaj miq, kolegë të huaj dhe a ka pasur korrespondencë profesionale për tu konsultuar me ata?
Ka pasur profesorët e vet të cilëve deri në fund të jetës vazhdoi tu shkruante, siç ishte profesori italian Xhulio Soxhio. Babai u kërkonte mendim përpara çdo operacioni që bënte për herë të parë. Ai kërkonte mendim nga gjithë klinikat më të specializuara të botës. Deri edhe në Amerikë. Prej andej i vinin materiale se si mund ta trajtonte një rast apo një tjetër. Por shpesh, edhe kolegët e huaj i kërkonin mendim. Edhe pse ajo ishte kohë e izolimit dhe nuk kishte vajtje-ardhje, pjesëmarrje nëpër kongrese si tani, nëpërmjet letrave babai siguronte kontaktet shkencore me botën. Ai ishte i abonuar në të gjitha revistat e huaja mjekësore të Amerikës dhe të Evropës të cilat na vinin çdo muaj në shtëpi.
-Kë pjesë të kirurgjisë kishte më për zemër babai juaj?
Kirurgjinë e përgjithshme ose të barkut, siç quhet. Merrej edhe me fistulat, edhe me hemorroidet, edhe me kockat. Gjithashtu, u specializua edhe për qepjen e enëve të gjakut Babai ishte i detyruar të merrej me të tëra se në gjithë zonën ishte i vetmi kirurg dhe kirurgët e rinj ende nuk ishin specializuar. Por, operacionet gjinekologjike zinin një vend të madh për 10 vite në punën e babait, sepse ai ishte edhe gjinekolog. Aty vinin gra nga gjithë Shqipëria si nga Skrapari, Fieri, Lushnja, Përmeti. Më pas, erdhën mjek të tjerë dhe u lehtësua.
-Si ecte shëndeti i babait tuaj gjatë këtyre viteve të punës aktive si kirurg dhe deri në cilën moshë ka hyrë në sallë të operacionit?
Në fillim gëzonte shëndet të mirë. Por që nga viti 74 kur erdhi në Tiranë, u prek nga diabeti i moshës së thyer, diabeti tip 2. Por arrinte ta suportonte, sepse ishte shumë i fuqishëm dhe shumë rigoroz në dieta. Babai nuk donte ta lëshonte veten, sepse e ndiente vlerën e tij vetëm në shërbim të jetëve të të tjerëve. Ai thoshte gjithnjë se e donte shëndetin e tij në radhë të parë për pacientët. Deri në 82-shin babai vazhdoi kryekirurg në Spitalin Ushtarak. Por edhe pas pensionit, deri afër moshës 80 vjeç, shkonte operonte në spital rregullisht. Më pas, shkonte si konsulent. Ai gëzohej që ishte akoma në gjendje të ndihmonte, edhe nëna gëzonte që babai ishte ende aktiv dhe energjik. Vizitat, konsultat vazhdonin në spital dhe në shtëpi.
-Kur babai juaj u detyrua të lërë bisturinë për shkak të moshës dhe shëndetit, shfaqi mërziti?
Ai ishte njeri objektiv dhe e pranonte se pleqëria do të bënte punën e vet. Babi shkonte në fund të jetës së vet në klinikën private të tij. Bile edhe ditën e fundit të punës, kur i ra ishemi cerebrale, edhe atë ditë po shkonte në klinikë ku do të bënte një ndërhyrje të vogël. Me klinikën e tij ku bënte mikrokirurgji, ndërhyrje të vogla, kishte gjetur një mënyrë të mirë për të kaluar kohën.
Si e njoh unë mësuesin tim të bisturisë, Maksut Drasën
“Askush nuk e kishte me qejf që të shkonte me emërim në Berat, por unë e mora me entuziazëm, pasi kisha dëgjuar për famën e doktor Maksut Drasës dhe e kisha ëndërr ta takoja këtë njeri”. Kështu rrëfen Panajot Boga, sot kirurg i njohur që mban ende bisturinë në dorë edhe pse i ka kapërcyer të 75-at, por që dikur ka qenë nxënësi i doktor Drasës. Pasi mbaroi fakultetin, Panajotin e ri e dërguan në Berat pranë prof. Maksut Drasës, dhe kështu ai patin fatin të jetë nxënësi i parë i tij.
Në atë kohë, siç kujton ai, spitali i Beratit mbulonte një zonë të madhe- Berat, Lushnje, Kuçovë, një pjesë të Fierit, Skraparin. Ishte një zonë e tërë që kishte vetëm një kirurg, Maksut Drasën. Madje, as në Fier nuk kishte ende kirurg. Në atë kohë ka pasur shumë pak kirurgë, nga një për qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Ne ishim gjenerata e parë që kemi mësuar nga kirurgët e vjetër.” Prof. Boga kujton se ndërsa përtypte në mendje lajmin e emërimit në Berat, me kënaqësi kishte kujtuar cilësimet e studentëve që bënin praktikën në këtë qytet, apo të shokut të tij të dhomës, gjinekelogut të ardhshëm të Beratit, Sami Qazimi. Dhe ashtu siç e nisi gjithë entuziazëm, ashtu edhe i doli. Në Berat takoi doktor Llukën, drejtorin e spitalit, një tjetër legjendë popullore, njeri me kapacitete të jashtëzakonshme, sikundër do ta cilësonte ai. Por ai nuk e kishte çuar ndër mend, se nga bankat e fakultetit do të përfundonte në maternitetin e qytetit të bardhë, dhe do të merrte përsipër këtë barrë që më parë doktor Maksuti e mbante i vetëm. Kujton këtu se materniteti i vogël i Beratit ishte një ndër 4 maternitetet që kishte gjithë vendi. Djersët e mjekut të ri e pushtuan kur profesori i tij, Maksuti, i thotë: “Një gjë kërkoj nga ty: Më çliro nga materniteti”. “Doktor, unë kam mësuar si student gjëra të kirurgjisë, por në maternitet kam bërë vetëm praktikën e studentit. Nuk di se si bëhet kjo punë”. Dhe Maksuti i qe përgjigjur: “Do të të mësoj unë”. Profesor Maksuti u tregua shumë i dashur me mua,- tregon Panajoti, ai më mësoi urgjencat e gjinekologjisë, të cilat ishin të shumta dhe kërkonin gatishmëri të madhe. Herë-herë i thosha, se nëse nuk jam në gjendje, mund ta rishikonte vendin tim. Por doktor Maksuti nuk i diskutonte vendimet që merrte. Nëse ai të thoshte se do të bëhesh gjinekolog, do të bënte patjetër, nëse të thoshte se do të bëje kirurgun, të bënte të tillë. Ai ishte nga ata njerëz që nuk i mbante sekretet e profesionit për vete, por ua shpërndante bujarisht nxënësve të tij. “Gjatë atyre dy viteve që qëndrova në Berat, unë pashë tek Maksut Drasa një kirurg me dimensione të mëdha. Atë kohë kirurgu duhet të zgjidhte të gjitha problemet kirurgjikale- të barkut, të kokës, të kockave, edhe gjinekologjinë. Ai qe një mësues i madh dhe një Punëtor i papërtuar në kirurgji”, tregon prof. Boga.
Modifikimet e mjeshtrit të kirurgjisë
Doktor Maksuti njihte shumë mirë anglishten, zotëronte literaturë të huaj perëndimore të pasur, dhe siç e përshkruan nxënësi i tij, prof Boga, nuk ishte vetëm kirurg me dimensione profesionale por edhe praktikues i të resë. Çfarë lexonte, e aplikonte dhe e modifikonte. Ai aplikoi anestezinë peridurale në Shqipëri e cila u mësua prej tij dhe përdoret sot në të gjitha operacionet. Kjo lloj anestezie për mpirjen pjesëshme të shpinës, të barkut, anësive të poshtme, lejon të bësh operacione në bark, anësitë e poshtme, operacione gjinekologjike etj, pa qenë nevoja për anestezi të përgjithshme.
Doktor Bogës i kishte rënë në sy, ndërsa punonte pranë profesorit të tij, se ai kishte një teknikë të tijën për hidrocelen-një lloj sëmundje e testeve tek meshkujt, ose risitë që futi në gjinekologji. “Ai ka bërë për herë të parë operacionin supercervikal, kur ende në maternitetin e Tiranës bëheshin operacione korporale (çahej mitra së gjati), kurse Maksuti e hapte pak në qafën e mitrës,- tregon kirurgu ortoped, Prof. Boga.-
Maksuti ishte në pararojën e mjekësisë shqiptare. Ai ka vënë dorë në të gjithë sektorët e kirurgjisë që nga barku, mushkëritë, gjinekologjia, anësitë, kockat etj. Në gjinekologji ka futur në praktikë lidhjen e qafës së mitrës, që të mos bëjnë abort spontan gratë. Edhe kjo ishte një gjë e re. Ai ishte i pari që bëri heqjen e gjakut të fëmijës nga kërthiza, për rastet e sëmundjeve të gjakut tek të porsalindurit. I pari, që mori përsipër operacionet në zorrën e trashë me probleme të ndërlikuara që vinin deri nga Tirana. Mbaj mend i kam dërguar dy të sëmurë. Njëri ishte i sapodalë nga burgu, njeri me emër të madh, i them: Ty vetëm një usta mund të të rregullojë; Maksut Drasa. Dhe ai vajti u operua në Berat. Ndërsa në një rast tjetër ishte një burrë i vjetër nga Gjirokastra që kishte prostatën, por dhe mushkëritë e sëmura. Ai shkoi të operohej në Berat, sepse Maksuti jo vetëm e evitonte narkozën e përgjithshme, por përdorte një metodë që nuk përdorej tek ne, (por e njohur jashtë): Maksuti ishte pionier i aplikimit të saj në Shqipëri. Ai e hiqte prostatën pa hapur zgavrën e barkut. Tek Maksuti po vinte gjithë Shqipëria, njerëz nga të gjitha shtresat dhe me lloj-lloj biografie, sa ndonjëherë Maksuti gjente belanë, se i thoshin: “Pse na i operon këta burgaxhinjtë!”, kujton nxënësi i tij, Panajot Boga.
Maksuti kishte ngrënë bukë të mirë në literaturën mjekësore botërore. Ai lexonte librat, traktatet amerikane dhe perëndimore europiane. Gjithashtu, ai gjeti në Berat një terren ku kishte punuar një kirurg italian, nipi i doktor Locit, i cili bënte prerjen e stomakut. Por Maksuti e çoi më tutje kirurgjinë. “Ai botonte artikuj në revistat ndërkombëtare dhe gjithashtu ka shkruar libër për problemn e anestezisë peridurale dhe këto ishin edhe për mjekët shqiptarë apo të huaj... Në një vend të vogël si i yni, me mundësi të kufizuara, mjafton të përdorësh në praktikë të rejat e mjekësisë botërore dhe kjo është një gjë e madhe”, thotë prof. Boga. -Për këto arsye, ai u kërkua dhe u emërua kryekirurg i spitalit të përgjithshëm ushtarak në Tiranë. Kontakti im me profesor Maksutin nuk mbaroi në ato dy vjet, kur unë qëndrova në Berat. Tashmë ne ishim miq, ai më konsideronte si shok, por unë e kisha gjithnjë mësues. Unë jam vetëm njëri prej shumë kirurgëve të tjerë që kanë mësuar prej doktor Maksutit”, përfundon rrëfimin kirurgu i kockave. Prof. Boga.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010