E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kuksit arreston Begzim Isha tentoi te trafikoje nje te mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orgjost, të Kukësit ku një 20 vjeçar ka grabitur një fëmijë 8 vjecar. Sipas informacioneve nga uniformat blu bëhet e ditur se 20 vjeçari Begzin Isha ka grabitur, në qendër të fshatit, të miturin me iniciale A.F  për qëllime trafikimi. Zyrtarisht policia e Kukesit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë por vetem dje është bërë e mundur gjetja e të miturit në ambjentet e shtëpisë së 20 vjeçarit. I riu që ka qëndruar për studime për një kohë të gjatë në Kosovë aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit, në drejtorinë e policisë së qarkut Kukës dhe po hetohet se cili ka qenë destinacioni i këtij rrembimi. Për këtë arrestim ka reaguar gjyshi i Bleona Matës vajzës së zhdukur rreth 3- vjet më pare i cili nëpërmjet një interviste telefonike ka hedhur dyshime të forta se 20 vjeçari mund të jetë grabitësi i mbesës së tij. Zenel Mata u shpreh i sigurtë që mbesa e tij Bleona Mata është gjallë. Bleona Mata është shpallur e humbur që prej 22 majit 2010, dhe prej atëherë nuk ka patur asnjë shenjë për vendndodhjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›