Vdes nga kanceri në gji tezja e aktores Angelina Jolie
Vdes tezja e aktores Angelina Jolie, motra e nënës së saj.
Debbie Martin u largua nga jeta në moshën 61 vjec, pas një beteje të humbur me kancerin e gjirit. Motra e vogël e nënës së aktores vdiq në Palomar Medical Center, pranë San Diegos.
Burri i së ndjerës, Ron Martin i tha rrjetit televiziv britanik Sky News, se gruaja e tij kishte genin BRCA1, të njëjtë me aktoren Angelina Jolie.
Vdekja e Debbie Martin vjen dy javë pas zbulimit të aktores së famshme, e cila tha se kishte kryer një mastektomi të dyfishtë, pasi mësoi se kishte 87% shans të sëmurej nga kanceri i gjirit dhe 50% nga kanceri ovarian, për shkak të një mutacion gjenetik të trashëguar.
Nëna e saj, aktorja Marcheline Bertrand, vdiq në vitin 2007 nga kanceri ovarian në moshën 56 vjecare.
Vdekja e nënës si dhe e tezes së aktores ditët e fundit, të forcojnë bindjen se vendimi i Angelinës ka qenë i drejtë dhe se mundësia që ajo të prekej nga kanceri ka qenë vërtet shumë e madhe.
(an.jo/Balkanweb)