Durres Kapet kamioncina me droge
Nje sasi e madhe prej 797 kg droge e llojit kanabis sativa eshte zbuluar dhe sekuestruar dje ne nje kamioncine qe po ngjitej ne nje nga tragetet e portit te Durresit e cila kishte per destinacion Italine Me sa duket trafikantet e droges kane pritur ardhjen e fundvitit kur edhe fluksi i udhetareve rritet tejet per shkak te kthimit te emigranteve ne atdhe per festat me qellim qe ti shpetonin survejimit te imtesishem te policise dhe te finalizonin dergimin e ngarkeses se droges. Por ne nje operacion te mireorganizuar u arrestua ne flagrance drejtuesi i kamioncines me te cilen po transportohej lenda narkotike 33-vjecari Rejdi Furxhi banues ne Durres. Furxhiu u kap ne piken e kontrollit te mjeteve te Portit Detar ne oren 2100 duke tentuar te udhetoje ne drejtim te Italise me nje nga tragetet e linjes Durres ndash Bari i cili po drejtonte automjetin e tij tip kamioncine Benz me targa AA 078 CC. Gjate kontrollit te automjetit u sekuestrua sasia prej 796 kg e 700 gr lende narkotike e llojit kanabis sativa. Droga sipas policise ishte e ndare ne 427 pako me peshe 1.3 dhe 5 kg secila. Aktualisht policia po punon per identifikimin e itinerarit te lendes narkotike dhe perfshirjes se personave te tjere ne aktivitet.