Durrës- Kukës, PS sulmon Berishën për vjedhjen e fondeve
Në një tjetër reagim për dosjen Basha, Partia Socialiste sulmon edhe kryeministrin Berisha si mbrojtjes të korrupsionit. Sipas kryetarit të komisionit të integrimit, Balla, dyshja Berisha Basha kanë përfituar shumën prej 380 milionë Eurosh.
REAGON PD PËR RRUGËN
TIRANE- Sali Berisha dhe Lulëzim Basha duhet të mbrojnë 380 milionë euro vjedhje të bëra në fondet e rrugës Durrëës- Kukës. Është kjo akuza e radhës e ngritur nga Partia Socialiste dhe e transmetuar nga deputeti Taulant Balla.
“Po t’i referohemi shifrave tashmë të bëra publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga ekspertiza në kuadër të hetimeve të prokurorisë etj, rezulton se vetëm përmes dhe në bashkëpunim me të pandehurin Lulzim Basha, në një aks të vetëm rrugor, Sali Berisha ka përfituar 230 milionë euro”- tha Balla.
“Nga tenderat e blerjes së energjisë elektrike, nga të cilat një pjesë e mirë janë kryer me sekserin serb Fazllic, Sali Berisha ka përfituar 50 milionë euro, shifër kjo e konfirmuar nga vetë sekseri në fjalë”.
Sipas Ballës përfitimet e Berishës kanë qenë akoma më të mëdha nga shitja e pasurive shtetërore me një euro, nga biznesi i trafikut të armëve (shkaktar i krimit shtetëror të Gërdecit), nga privatizimet e paracaktuara të pasurive shtetërore, nga 10 përqindëshi në të gjitha tenderat publikë, nga favorizimi i bizneseve të paligjshme në industrinë e lojërave të fatit, Sali Berisha ka përfituar gjithashtu rreth 100 milionë euro.
“Sali Berisha po mundohet të mbrojë me çdo kusht Lulzim Bashën, sepse bashkë me të kanë vjedhur 230 milionë euro”- tha Balla.
“Sali Berisha po mundohet të mbrojë me çdo kusht sekserin serb, sepse bashkë me të dhe përmes tij ka vjedhur 50 milionë euro”.
(O.Zh/ BalkanWeb)