E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet ne Itali, policia sqaron operacionin

Policia italiane ka dhene sqarime rreth nje operacioni te madh anti-droge qe u ndermorr dje ne veri te Italise, ku u arrestuan 49 vete, shume prej te cileve shqiptare.

Operacioni u krye pas hetimeve te gjata 2 vjecare. Organizata kriminale e shperbere, kishte dege te trafikut te saj te droges edhe ne Alsase te Frances, Hollande, Zvicer, Gjermani dhe Shqiperi.

Gjate kontrolleve u sekuestruan 25 kg kokaine. Sipas prokurorise se Milanos, ne krye te kesaj bande, ishte nje shqiptar me inicialet Z.N me banim ne Guaxante, i kerkuar per trafik droge edhe ne Bazel te Zvicres.

Ai siguronte heroinen nga Shqiperia dhe kokainen nga Holanda, fale lidhjeve qe kishte me bashkeatdhetare te tij.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›