E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, përkujtohet protesta e muslymanëve

Besimtarët elbasanas kanë përkujtuar sot protestat masive të mysmylanëve të këtij qyteti, të zhvilluar në 7 dhjetor 1990 para xhamisë së Nazireshës për rikthimin e lirisë së besimit fetar të ndaluar me ligj nga diktatura komuniste në vitin 1967 

ELBASAN- Përkujtohet protesta e parë e besimtarëve myslimanë elbasanas për rikthimin e lirisë së besimit fetar. Protesta masive e besimtarëve muslimanë të këtij qyteti e cila u zhvillua në 7 dhjetor 1990 para xhamisë së Nazireshës për rikthimin e lirisë së besimit fetar të ndaluar me ligj nga diktatura komuniste në vitin 1967. Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar me këtë rast kanë marrë pjesë qindra besimtarë përfaqësues të besimit islam por edhe nga komunitetet e tjera fetare. Në nderim të ditës së protestës popullore të elbasanasve në 7 dhjetor 1990 për rikthimin e lirisë së besimeve fetare në Shqipëri është vendosur edhe një pllakë përkujtimore në sheshin para xhamisë së Nazireshës një nga më të rëndësishmet në rajonin e Elbasanit gjatë sundimit komunist.
Hapja e xhamisë së Nazireshës në 7 dhjetor 1990 dhe më pas e kishës “SHËN Maria” në lagjen Kala shënoi dhe rikthimin e lirisë së ushtrimit të besimeve fetare jo vetëm në Elbasan, por edhe në Shkodër,Kavajë dhe më pas në të gjithë vendin.
(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›