Rama me banorët: Do të vazhdojë prishja e ndërtimeve pa leje
Në një takim me banorët e njësisë nr 10, kreu i Bashkisë, Edi Rama, tha se do të do të vazhdojnë me intensitet të gjitha pastrimet dhe prishjet brenda blloqeve të banimit, si gardhe, garazhe, ndërtime të tjera që cënojnë hapësirën publike
TIRANA- Bashkia e Tiranës vazhdon takimet në kuadër të dëgjesave publike “Thuaj fjalën tëndë”, duke u ndalur këtë herë në njësinë bashkiake nr. 10. Kreu i Bashkisë, Edi Rama pasi dëgjoi banorët për problemet dhe prioritetet e zonës, tha se edhe në 2009, investimet e bashkisë në dobi të komunitetit do të shtohen. Rama u ndal kryesisht në investimet brenda blloqeve të banimit, ku ndërtimet pa leje, që pengojnë investimet do të prishen. “Do të vazhdojmë me intensitet të gjitha pastrimet dhe prishjet brenda blloqeve të banimit, si gardhe, garazhe, ndërtime të tjera abuzive që cënojnë hapësirën publike”- tha Rama para banorëve.
“Ne po progresojmë në mënyrë sistematike në të gjitha blloqet dhe po krijojmë modele të cilat po shumëfishohen në territorin e Tiranës”.
Kryebashkiaku tha se suksesi i investimeve në Tiranë është i sigurt për sa kohë është krijuar modeli i zhvillimit.
“Kemi një qytet që është bërë pikë referimi për gjithë Shqipërinë, dhe një model zhvillimi. Si rrjedhim kemi një të ardhme të garantuar” – vazhdoi Rama.
Edhe në njësinë Bashkiake nr.10 janë planifikuar një sërë ndërhyrjesh, duke përfshirë investime në rrjetet rrugore, në sistemimin e furnizimit me ujë, ndriçimin rrugor, modelimin urban etj. Vetëm në këtë njësi bashkiake pritet ndërhyrja në nëntë sheshe.
(O.Zhupa/ BalkanWeb)