Durrës- Morinë jepet me koncesion, BB: Shkurtoni investimet në rrugë
Rruga që u ka kushtuar xhepave të taksapaguesve shqiptarë 1.2 miliard euro do të jepet me koncesion. Qeveria ka miratuar nisjen e procedurave që mirëmbajtje e operimi në këtë rrugë të jepet me koncesion. Koncesioni do jetë i formës BOT, që nënkupton shfrytëzimin dhe transferimin në pronësi. 1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot – Morinë është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. 2. Koncesioni do të jetë i formës BOT (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi). 3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, thuhet në vendimin e qeverisë.
Ndërkohë, Banka Botërore i sugjeron qeverisë të marrë në konsideratë ndërprerjen e investimeve të mëdha në infrastrukturë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe përkeqësimit të financave publike.
“Nuk eshte nje zgjedhje e lehte, sepse vendi ka nevoje te permiresoje infrastrukturen, ka nevoje per rrugë, te permiresoje rrjetin elektrik dhe ujesjellesat. Por nese sistuata ne eurozone perkeqesohet dhe nese te ardhurat do te jene me te uleta se sa jane parashikuar ne buxhetin e 2012 mund te jete e nevojshme te shtyhen disa nga keto projekte të mëdha ne infrastukture. Pra duhet monitoruar situata me shume kujdes dhe te mos pritet ne periudhe afatmesme per te bere keto rregullime, por nese eshte e nevojshme te nderhyhet sa me shpejt”, tha Ksenia Ivovski, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë për Top Channel.
Banka ka arsye të forta, se pse për herë të parë po rekomandon një masë kaq drastike, pasi me kete menyre sipas saj nuk perkeqesohet borxhi publik dhe nuk cenohen shpenzimet per sektorët kyc si arsimi dhe shëndetësia.
“Së pari me lejoni të them që niveli i borxhit në Shqipëri është rreth 59 perqind, shume afer asaj qe ne e quajme kufiri i sigurte per ekonomi si Shqiperia. Kur ndodhesh ne nje situate te tille buxhetore ka dy prioritete. E para eshte fokusimi tek rritja e te ardhurave permes permiresimit te mbledhjes se taksave. Dhe pasi eshte bere kjo dhe buxheti vazhdon te jete i shtrenguar duhet te besh zgjedhje te veshtira tek shpenzimet. Dhe kur nderhyhet tek shpenzimet, mbrojtja e sektoreve kyc si shendetesia dhe arsimi eshte qartesisht prioriteti kryesor, sepse kapitali human eshte pasuria me e madhe qe nje vend ka dhe do te kete”, thotë Ivovski.