Durrës- reshjet, banorët e Kënetës pa energji dhe ujë
Situata pas reshjeve të fundit që përfshinë vendin, vazhdon të mbetet problematike në zonën e Kënetës në Durrës. Banorët ankohen se nuk i ka parë askush nga autoritete, si pasojë e reshjeve ato kanë mbetur pa energji dhe uje te pijshëm
DURRES- Reshjet e dendura që përfshinë të gjithë vendin tonë, ku me dhjetra shtëpi mbeten të përmbytura si rezultat i motit të keq shkaktuan shumë dëme materiale, duke u kthyer në një problematikë dhe për zonën e Kënetës në qytetin e Durrësit. Si rezultat i reshjeve të dendura shumë prej kolektorëve në këtë zonë vazhdojnë ende të jenë të bllokuara. Banorët ankohen lidhur me këtë situatë, ku uji ka hyrë në banesat e tyre. Ata shprehen se askush nuk ka marrë asnjë masë për ta për më tepër që ekziston ende frika e reshjeve të tjera të mundshme, ç’ka do ti rrezikonte më tepër banorët e zonës së Kënetës. Ata kanë mëse tri ditë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm. (a.r/news24/balkanweb)